30 vjet në dorë të ndërkombëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afër marrëveshjes për “Zgjedhoren”

Marrëveshja për reformën zgjedhore është drejt arritjes në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë, pas 3 ditë negociatash të pandërprera nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve. Cila është çështja që po e mban akoma peng firmosjen nga ana e opozitës, dhe si ndikoi trojka e ambasadorëve. Ndërhyrja e huaj për zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri është kthyer në një traditë 30-vjeçare, nga e cila politika shqiptare nuk po shpëton dot, as në momentin kur vendi po pret çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pse politika shqiptare kërkon gjithmonë një arbitër të huaj për konfliktet e saj të brendshme? Analizojnë për gazetën “Fjala” ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, diplomati Agim Nesho dhe avokat Spartak Ngjela

Nga Blerina Gjoka

Në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë prej 3 ditësh flitet shqip. Pas orëve të gjata të negociatave politike mes anëtarëve të Këshillin Politik 4-polar, të ngritur për realizimin e reformës zgjedhore, më në fund një pakt politik besohet se do të arrihet. Mësohet se opozita ka hequr dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore, por ka fituar një tjetër kusht të saj, atë të identifikimit biometrik të zgjedhësve. I vetmi ngërç që mbetet për t’u zgjidhur është administrata zgjedhore.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, duke dhënë këtë lajm të mirë i kërkoi opozitës të  jepte dakordësinë e fundit. “Ka ardhur koha për opozitën, PD-në dhe mikun tim Lul Basha, që të baraspeshojnë gjithë aktorët që të thonë po për popullin shqiptar dhe Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në Evropë.”- tha ajo.  Progresin në negociata e pranoi dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili shtoi se ka mbetur një çështje pa zgjidhur.

Pas disa muajsh negociata pa sukses ambasada amerikane dhe ajo e BE-së morën situatën në dorë, duke i dhënë vulën ndërkombëtare një marrëveshjeje politike shqiptare. Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh në vendin tonë.

Në këto 30 vite demokraci në vendin tonë, nëse do të shkruhej një kanun modern, ai do të ishte kanuni i ndërkombëtarëve. Që nga viti 1990, kur po rrëzohej sistemi diktatorial komunist, e deri më sot, na është dashur gjithmonë një formulë ndërkombëtare për të dalë nga krizat politike, apo për të hartuar reformat ligjore e institucionale.

Lexo edhe :  PS “ndez motorët”/ Zbulohet data kur Edi Rama nis fushatën

Në verën e vitit 1990, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Kuelar, do të ishte i pari ndërkombëtar që do të shkelte në tokën shqiptare, për të zgjidhur një krizë. Ai ndërhyri pranë ish-presidentit të fundit komunist, Ramiz Alia, për të  zgjidhur krizën e 2 korrikut të ambasadave, një ngjarje kjo që do ta detyronte më pas regjimin të shpallte pluralizmin politik. Kjo u bë më pas traditë në politikën shqiptare, e cila, edhe sot pas 3 dekadash, nuk ka arritur të ndërtojë kulturën institucionale dhe politike për zgjidhjen e krizave.

Mes ndërhyrjeve më të famshme nga jashtë do të shënohen ajo e vitit 1997, e ish-kancelarit austriak, Franc Vranicki, i autorizuar nga BE-ja dhe SHBA-ja për të  ulur  gjakrat e politikanëve shqiptarë  gjatë krizës që pasoi shembjen e firmave piramidale.  Në vitin 2001, bojkoti i parlamentit nga opozita e atëhershme e Partisë Demokratike, solli sërish ndërhyrjen nga jashtë, për të përsëritur historinë në vitin 2010, pas një greve urie të opozitës së Partisë Socialiste, e cila përfundoi me një darkë bisedimesh në Strasburg.

Në vitin 2016 ishte ndërhyrja amerikane dhe e Brukselit  ajo që çoi në votimin e reformës në drejtësi, një model unik në botë, ku dhe në Kushtetutë u sanksionua një institucion i drejtuar nga ndërkombëtarët, ONM. Edhe në vitin 2017 u desh ndërhyrja e fortë e amerikanëve dhe e gjermanëve për të arritur në një marrëveshje Rama-Basha, që opozita të hynte në zgjedhje. Këto janë disa nga ndërhyrjet kryesore, pasi në 30 vite pluralizëm politikanët shqiptarë kanë trokitur në dyert e ambasadave për çdo krizë dhe konflikt politik.

Këtë fillim qershori, kur  pritet një vendim i rëndësishëm për fatin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE,  janë sërish ndërkombëtarët që arbitrojnë palët në gjetjen e marrëveshjeje politike,  për të shpëtuar çeljen e negociatave.

Ngjela: Amerikanët po punojnë në interesin e Shqipërisë, politikanët tanë jo

‘Zgjedhorja’/Agim Nesho: Politikanët pa e ide e vizion kanë nevojë për arbitër

Ylli Manjani: Zgjidhjet e importuara diplomatikisht janë dështim

Të fundit

Horoskopi 13 Prill 2025/ Java mbyllet me ndryshime dhe emocione të forta për këto shenja

Dashi Komunikimi me të tjerët mund t’ju sjellë pikërisht aty ku duhet të jeni. Mundësia ju pret dhe ju do...

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera, nëse do t'ju kërkohet të vendosni...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

Lajme të tjera

Web TV