Do publikoj rrëfimin e një vajze të abuzuar/ Brizida Gjikondi: Arbana, mos shndërro tragjedinë në klikim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë moderatorja Arbana Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se në emisionin e ardhshëm do të publikohet rrëfimi i një vajze të abuzuar seksualisht.

“Të shtunën më 6 qershor tek “Dua të të bëj të lumtur” një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshën 12-vjeçare nga roja e Jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të”,, shkruan Arbana në një postim në Instagram.

Shumë njerëz kanë reaguar kundër publikimit të ngjarjes, përfshirë avokaten dhe aktivisten, Brizida Gjikondi e cila përmes një postimi në Facebook i kërkon Arbana Osmanit të mos publikojë një tragjedi të tillë.

Gjikondi shkruan se gratë dhe vajzat shqiptare duhet ti japin një shtysë shtetit shqiptar që të hetojë dhe parandalojë abuzime të tilla. Gjithashtu ajo bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme kundër dhunimit të vajzave dhe grave.

Postimi i plotë:

Të lutem Arbana mos ! Nuk mund ta bësh këtë, Nuk mundesh. Ka ditë që kjo histori më ka përzierë stomakun dhe shpirtin sidomos, por kam heshtur. Po kur pashë reklamën tënde mu zbraz stomaku.

Të paktën ne femrat shqiptare pa dallim përkatësie, pasurie, arsimi etj, s’duhet t’ia bëjmë këtë njëra tjetrës… Historia tragjike e 15 vjeçares që me gjasa ka filluar që kur ajo ka qenë 13 vjeç, është një histori e dhimbshme deri në palcë, përmban çdo realitet shqiptar ajo histori..Përmban imoralitetin e pandëshkuar që ka pushtuar këtë vend, përmban promovimin e femrave seksi qoftë dhe me silikon dhe me dashnorët trafikantë droge që për ironi i quajnë dhe biznesmenë (le të flasim hapur), promovim i cili kthen femrat në plaçkë tregu pa vlerë dhe dinjitet ..

Përmban kotësinë dhe falsitetin e atyre femrave që “falë” diktatit të një mashkulli kryetar partie sot luajnë melodramën e deputetes ose opozitares të prekur në zemër nga kjo tragjedi. Përmban kotësinë e shumë strukturave që ky shtet bashkëpunëtor në krim me heshtjen dhe kodoshllëkun e tij i ka ofruar kriminelëve. Ka ligje, rregullore, akte ndërkombëtare dhe me dhjetra e dhjetra struktura ky palo shtet, gjoja për të mbrojtur fëmijët, ka Agjenci pompoze për mbrojtjen e fëmijëve, që e di si quhet për ironi… quhet Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes së Fëmijëve, po ka Kryetare po ka punonjës, po sidomos ka RROGA QE MERREN KOT !!! Dhe ngjarje si kjo e vërtetojnë. Po ka dhe struktura të tjera që mbrojnë fëmijët ky shtet, i ka në Institucione Kushtetuese, në Polici, sidomos në çdo Bashki…. Dhe të gjitha HANE BUKE KOT !!!

Lexo edhe :  Pas momenteve intime në Ferma Vip, Alba Pollozhani dhe Limi masazhojnë njëri-tjetrin

Në Shqipëri të shpëton vetëm rastësia dhe klithma e shpirtit, të tjerat janë kot. U mor vesh falë organizatave jo qeveritare rasti i vogëlushes me fëmijëri të vrarë nga Babrruja, po sa krime, përdhunime, vetëvrasje dhe inceste i ka mbuluar koha dhe frika në këtë tokë. Ka që kërkojnë dorëheqjen e Ministres, pasi nuk rreshtin së bëri politikë edhe në kësi ditësh, ndërkohë unë do të doja një ndëshkim historik për perversin plak dhe perversët e tjerë ( dhe nuk po ta them çfarë ndëshkimi do propozoja se do tmerroheshe), për Drejtorin e Shkollës sidomos, që sot duhet të ishte mbrapa hekurave duke u dridhur si purtekë, të ndëshkoheshin burrecët dhe ta shikonin dhe ata që fshihen e presin që vala të bjerë.. se çdo të thotë të prekësh me dorë dhe të poshtërosh një femër shqiptare.

E kam thënë përherë dhe e ripërsëris, femrën shqiptare E SHPËTON VETËM VETJA, jo burrat e aq më pak aleancat dhe kuotat dhe emërimet e tyre politike dhe administrative, përkundrazi, ato kuota dhe ato gra na vrasin shumë më shumë, sepse na tradhtojnë, i dorëzohen pazarit dhe skllavërisë moderne.

Të lutem Arbana, mos e shndërro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tragjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkërendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në çdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës.

Të fundit

Berisha-Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat, keni patur vetëm 5 dhi dhe 4 dele

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për grabitje të mandatit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi...

Prania e OSBE në Tiranë trajnim për 45 punonjës të burgjeve, mbi të drejtën e votës

Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të...

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e SPAK Altin Dumani dhe atë...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Lajme të tjera

Web TV