Grabitje me thikë në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grabitje ka ndodhur në orën 12:00, në qendër të Korçës. Një person me një thikë ka grabitur një pikë krediti të një institucioni privat.

Bëhet me dije se nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar, ndërkohë mësohet se janë marrë 100 mijë lekë të reja.

Autori ka qenë i pamaskuar, ndërkohë që grupi hetimor do të sekuestrojë edhe kamerat e sigurisë për të identifikuar atë.

Njoftimi:

Policia identifikon, lokalizon dhe arreston brenda pak minutash autorin e vjedhjes në një zyrë për dhënie kredie, nën kërcënimin e thikës.

Gjendet dhe sekuestrohet edhe shuma prej 92.800 lekësh të reja dhe thika me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë lekët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar personelin e zyrës me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Dh. D, 25 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, gjetën dhe sekuestruan shumën e lekëve të vjedhura, 92.800 lekë të reja, si dhe gjatë kontrollit të vendit përreth gjetën edhe thikën me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë paratë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Lexo edhe :  Itali, vritet nga pronari i banesës 25-vjeçari shqiptar gjatë një tentative grabitjeje

/r.g/fjala.al

Të fundit

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në...

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

Lajme të tjera

Web TV