Mal Berisha: Ju tregoj dosjen që dorëzova në Departamentin e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomati Mal Berisha, tregon për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU për Grupin Mediatik “FJALA” një detaj nga një  takim i tij në Departamentin e   Shtetit më 30 prill 2015 në të cilin u  ka dorëzuar zyrtarëve  të lartë të këtij institucioni  një dosje me problemet që ka qeverisja në Tiranë.

-Vijmë të ambasadorja amerikane. Ambasadorja amerikane ka qenë e drejtuar gabim doni të thoni?

-Dua të jap një detaj, është hera e parë që e them. Mund ta dinë shumë pak veta këtë fakt. Në fund të prillit të vitit të kaluar, më 30 prill të vitit 2019, nëpërmjet një njohje timen kam arritur të futem në Departamentin e Shtetit. Përballë kam pasur katër zyrtarët më të rëndëishëm të Departamentit të Shtetit, përveç Pomeput. Kam qenë i përgatitur në mënyrën më medikoloze të mundshme. I kam vënë katër burrave, katër dosje përpara. Deri në atë kohë, shkeljet në Reformën në Drejtësi kanë qenë skandaloze, por asgjë të krahasueshme me ato që po bëhen sot. Me gjithë kortezinë dhe respektin që kam për atë institucion, nuk dua të më marrë kush si antiamerikan, 85% e gjakut tim jeton në Amerikë. Unë ju vendosa 4 dosje përpara. Kisha bërë një Poëer Point dhe i kisha bërë kështu: This is a cry for Albania. Kjo është një vajtim për Shqipërinë. Edhe e mora të parën, të dytën, kur vajta te e treta më thanë: Ambasador, stop! I kisha gjithë keqbërjet të sistemuara bukur në një formë vizuale. I thashë unë: Pse?

“Ne dimë çdo gjë që na tregon ti”, – thanë. “Ne i dimë më mirë sesa i tregon ti”

Lexo edhe :  Altin Dumani u përlesh fizikisht me gjyqtaren? Reagon GJKKO ndaj Berishës

Ju thashë se nuk ishte  e mundur. “Është e mundur”, -më thanë.

Një orë e dhjetë minuta jam munduar t’ju shpiegoj gjëra që ata i dinin më mirë sesa unë.

-Si përfundim?

-Si përfundim vazhdon reforma e suksesshme. Unë nuk mund t’i gjykoj ata. Ata na gjykojnë ne./Fjala.al/k.b

https://www.youtube.com/watch?v=5icsXNIIejs

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV