EKSKLUZIVE/ Myrto Uzuni: Më kërkojnë klube nga 5 ligat kryesore të Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni ka treguar në një intervistë për gazetën “Fjala” se e ka nisur këtë sezon me Lokomotivën e Zagrebit me gol dhe ka shtuar se shpreson që ta mbyllë në të njëjtën mënyrë.

Nga Katerina Tafa

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni ka folur për sezonin shumë të mirë që ka kaluar me ekipin kroat të Lokomotiva Zagreb, si dhe ka zbuluar se për të ka interesime të shumta nga kampionate shumë të fortë.

25-vjeçari është shprehur se ai e ka nisur këtë sezon me gol dhe shpreson ta mbyllë në të njëjtën mënyrë. “E nisa mirë sezonin me gol dhe uroj të vazhdoj kështu.”-ka thënë Uzuni.

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, beratasi theksoi se tashmë është momenti i duhur për të kaluar në një kampionat më të fortë, ndërsa më tej shtoi se për të ka interesime nga 5 ligat kryesore në Europë.

“Mendoj se tani është momenti më i duhur, pasi në total kemi shënuar 12 gola dhe është një rezultat i mirë, por un nuk kënaqem, kam akoma shumë për të dhënë. Mendoj se kampionati i duhur do të ishte La Liga ose Seria A.”-ka vijuar ai.

Ndërsa ka folur për Kombëtaren, lojtari kuqezi ka theksuar se në vijim priten ndeshje më të mira dhe ka shtuar se shpreson që të shkohet sërish në periudhën e artë të Euro 2016-ës.

“Mendoj se në vazhdimësi do bëjmë lojëra të mira, uroj t’i rikthehemi periudhës së artë, por dua ta provoj vetë atë ndjesi që dha hyrja në Europian.”-tha ndër të tjera Myrto Uzuni.

Si ishte periudha e karantinës për ty, si je stërvitur?

Përsa i përket pjesës së karantinës unë më të shumtën e kohës isha në Shqipëri, ndërsa kur erdha këtu isha i detyruar të qëndroja 14 ditë në karantinë dhe u stërvita në apartamentin tim.

A ishte Kroacia në karantinë totale apo kishit mundësi lëvizje dhe stërvitje në fusha?

Kroacia ka qenë vend më i hapur se Shqipëria, pasi kishte liri lëvizje, ndërsa kufizim kishin vetëm oraret e bizneseve.

Sa mendon se të ka ndikuar ky pushim dhe a mendon se do dojë shumë kohë të rikthehesh në formën tënde të parë?

Mendoj se kryesorja është që po i rikthehemi jetës së përditshme. E nisa mirë sezonin me gol dhe uroj të vazhdoj kështu.

Po te skuadra, a mendon se do merrni rezultate e dëshiruara pas kësaj periudhe?

Mendoj se përsa i përket rezultateve duhet t’ja lëmë fushës, pasi nuk duhet të justifikohemi. Ndërprerja e kampionatit ishte për të gjithë e njëjtë.

Sa mundësi mendon se keni që të kaloni Dinamo Zagreb-in dhe të shpalleni ju fitues i këtij sezoni?

Shanse që të kalojmë Dinamon janë pothuajse 0. Dinamo është superfuqi tashmë.

Lexo edhe :  "Inspektorët me një tas me akullore", Rama tregon mesazhin e pronares së pastiçerisë

Si jeni stërvitur me grupin, mund të na tregosh pak për masat që janë marrë?

Në fillim kur nisëm të stërviteshim shkonim të veshur në stadium, rrinim në makina dhe vinte doktori na maste temperaturën, dezinfektonim duart dhe kryenim stërvitje duke ruajtur një distancë që të mos kishim përballje dhe prekje dhe dushin e kryenim në shtëpi.

Ke qenë titullar i padiskutueshëm gjatë gjithë këtij sezoni dhe ke shënuar 9 gola për Lokomotivën, a mendon se tashmë ka ardhur koha të lëvizësh në një kampionat e skuadër akoma kë të fuqishme?

Mendoj se tani është momenti më i duhur, pasi në total kemi shënuar 12 gola dhe është një rezultat i mirë, por un nuk kënaqem, kam akoma shumë për të dhënë. Mendoj se kampionati i duhur do të ishte La Liga ose Seria A.

Pse do doje të kaloje atje?

Arsyeja pse do doja të kaloja në La Liga është sepse më përshtatet më shumë ai futboll.

A ke aktualisht oferta nga klube të tjera, që janë deri diku tunduese?

Do thoja që oferta kam nga të 5-ta ligat më të forta europiane, që kanë shfaqur interesime në klub.

Po nëse do të vinte një ofertë shumë e lartë nga klubet e Superligës shqiptare do pranoje të riktheheshe?

Mendoj tani për tani qëllimet e mia janë të qarta, dua të luaj në një kampionat më të fortë, pasi me punë kam arrit deri këtu dhe kam shumë për të dhënë.

Kë sheh si ekipin më të fortë në Shqipëri dhe pse?

Mendoj se Tirana, Laçi, Kukësi dhe Partizani kanë ekipe shumë të mira, por do veçoja më shumë Laçin për grindjen që ka dhe që jep maksimumin brenda dhe jashtë fushës.

Po lojtari më i mirë i Superligës shqiptare cili është sipas teje?

Lojtari më i mirë i Superligës shqiptare,unë?

Kthehemi pak te Kombëtarja, sa mendon se ka për të ndikuar kjo periudhë te ekipi?

Normalisht ka ndikuar, por ne jemi profesionista dhe duhet të shohim përpara.

A ka shpresë që Kombëtarja të mund të rikthehet në periudhën e artë të Euro 2016 në të ardhmen?

Mendoj se në vazhdimësi do bëjmë lojëra të mira, uroj t’i rikthehemi periudhës së artë, por dua ta provoj vetë atë ndjesi që dha hyrja në Europian.

A mendon se rikthimi i futbollit në një situatë në tillë është vendimi i duhur?

Mendoj se është veprimi i duhur që nisi futbolli, mendimi im personal, pasi këto vendime i marrin të tjerët që janë të asaj fushe.

Ndonjë mesazh që do doje ta jepje për këdo që është duke lexuar këtë intervistë?

Thjesht një motivim për gjithë të rinjtë. Vetëm me punë arrihet çdo gjë dhe djersa nuk shkon kot. Besoni në ëndrrat tuaja.

Të fundit

VIDEO/ Beyonce ngjitet për herë të parë në skenë me dy vajzat, ja momenti i veçantë

Fansat e Beyonce u përballën me një moment mjaft të veçantë në turneun e saj “Cowboy Carter and the...

PPE miraton rezolutën për Shqipërinë: Zgjedhjet po minohen nga abuzimi me pushtetin

Partia Popullore Evropiane (PPE), ka miratuar një rezolutë të jashtëzakonshme të titulluar “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, me propozimin e Partisë Demokratike. PPE shpreh shqetësim për...

Horror në burgjet e Putin me gazetaren ukrainase, rusët e masakruan, i hoqën sytë….

Fundi i gazetares 27-vjeçare Viktoria Roshkina nga Ukraina, e cila u arrestua në Zaporizhia në verën e vitit 2023 dhe u ndalua në Rusi, ishte torturues dhe i...

Banorët e fshatit i ndërtojnë shtëpi nënës me 3 jetimë, Bashkia i dërgon në Polici

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodrës, ku banorët e fshatit kanë përfunduar në Polici sepse kanë vendosur...

Mineralet e Ukrainës, sot pritet të nënshkruhet marrëveshja me SHBA

Marrëveshja për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, mund të nënshkruhet sot sipas një raporti nga Bloomberg dhe Financial Times. Kushtet e sakta të marrëveshjes mbeten...

Lajme të tjera

Web TV