Reforma Zgjedhore, Murrizi: Ta sjellin ligjin në tryezë, e votojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi teksa u ndal tek reforma zgjedhore, nuk i kurseu ironitë për tryezën e Këshillin Politik. Murrizi tha se nëse një model i përshtatshëm si ai i një nga vendeve të BE-së do të paraqitet në Kuvend, ai do të votohet nga opozita.

“Sorollaten sa nga njëra rezidencë në tjetrën. Sot kishin ndërruar shtëpi. Ca ka për të shpikur në këtë vend, ku kemi 28 vende të BE që mund të ndjekim me shembuj brilante. Të marrin një ligj nga 28 vendet, ambasadorët nuk kanë nevojë të gëzohen dhe harxhojnë kohë me tre gjenetikisht pasardhës të komunizmit, por mjafton të sjellin një ligj nga vendet e tyre dhe ta votojmë. Ata kërkojnë që këta pazarlinjtë të prishin pazarin.

Edhe arnimet janë demadogji. Të shkojmë drejt sovranit. Këta ambasadorë nuk kanë nevojë që të gëzohen se pse takohen 3 hajdutë mes njëri-tjetrin. Mjafton që të sjellin një ligj në këtë tryezë dhe do e votojmë nesër. Ata kërkojë që këta pazarlinjtë e 21 prill të 2008 të nënshkruajnë. Prej 3 palë zgjedhjesh, fshihen nga zgjedhësit. Parcelat e hashashti kanë nisur të lulëzojnë dhe në qarkun tënd zoti Maliqi, apo dhe për qarkun Fier.

Ka nga ata që mezi presin datën 15 për tek bankomati, por nuk flasin dot se i kërcënojnë. Se dinë se ku do e hanë sot drekën, ndoshta në ambasadën bullgare. Kjo është krizë artificiale e majisjes së plagëve. çfarë trembeni nga vota e emigrantëve? Pasi nuk mund të blihen me një thes miell. jepini dhe atyre të drejtën që të votojnë”, tha Murrizi./b.b/fjala.al

Të fundit

Bardhi e përmendi në Kuvend/ Zegjine Çaushi i njofton shkarkimin nga Berisha

Deputjeta socialisite Zegjine Çaushi, e cila pritet ti bashkohet Parlamentit në shtator, duket se i është bërë  ‘makth’ Gazment...

Sezoni turistik/ Bashkia e Himarës pezullon ndërtimet në zonën turistike për 3 muaj

Bashkia e Himarës ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për...

Aplikimet për azil nga shqiptarët kanë pësuar rënie apo rritje?

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti, ndonëse...

Fëmijët e Princ Williamit publikojnë mesazhin e ngrohtë për të atin në Ditën e Babait

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Babait, fëmijët e Princit të Uellsit, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, kanë publikuar një homazh të...

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan, askush nuk i mbikëqyr

Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje mbi rajon, por askush...

Lajme të tjera

Web TV