‘Zgjedhorja’/Agim Nesho: Politikanët pa e ide e vizion kanë nevojë për arbitër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-30 vjet në dorë të ndërkombëtarëve

Ambasadorët përkrahin linjat e tyre gjeopolitike në Ballkan më shumë sesa interesin e vendit tonë dhe është regjimi hibrid politik, i krijuar në vend, që e bën të nevojshme ndërhyrjen e ndërkombëtarëve si shpëtues të demokracisë. Sipas diplomatit Agim Nesho, ish-ambasador në SHBA, problemi në vendin tonë vjen nga politikanët që nuk konkurrojnë dot me ide dhe vizion, prandaj kanë nevojë për arbitër që t’i zgjidhin konfliktet politike.

Tre ambasadorë, i SHBA-së, BE-së dhe Britanisë, kanë marrë përsipër rolin negociator për reformën zgjedhore. Një histori e përsëritur kjo në 30 vjet demokraci. A  është normale kjo gjë? Pse politika shqiptare ka nevojë gjithmonë për arbitër?

Shqipëria është përpara sfidës së madhe të hapjes së negociatave për vend kandidat në BE, dhe reforma zgjedhore është një nga kushtet kryesore. Humbja e kësaj mundësie është edhe një mundësi më pak për Shqipërinë për t’iu bashkuar BE-së. Ambasadorët janë të shqetësuar për influencat në rritje të fuqive joevropiane në Ballkan, prandaj përkrahin linjat e tyre gjeopolitike në Ballkan më shumë sesa interesin për Shqipërinë, për funksionimin e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira. Duke qenë se Shqipëria është anëtare e NATO-s, atyre u lind e drejta për të bashkëpunuar në këtë proces. Për klasën politike të vendit tonë, çështja e pushtetit është një çështje interesi më shumë se përkushtim ndaj idealeve të një shoqërie demokratike. Qëllimi kryesor është mbajtja e tij, për të siguruar privilegje personale dhe të grupit që përfaqësojnë. Politikanët që nuk konkurrojnë me ide dhe vizion për vendin, por mendojnë se pushteti i tyre është i pazëvendësueshëm, gjithmonë kanë nevojë për arbitër, por arbitrat këtë radhë pranohen me zor, në pamundësi për të vazhduar rrugën e tyre.

Si diplomat, ju e njihni mirë mënyrën se si funksionon diplomacia,  në rastin e reformës zgjedhore, a nuk mendoni se është tejkaluar  gjuha diplomatike e nxitjes së dialogut dhe është futur në detaje teknike të ligjit. Sa normale është kjo?

Asgjë nuk është normale për një shtet demokratik, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria sot nuk është një shtet normal. Ajo përjeton një krizë të thellë institucionale kushtetuese, ku regjimi i rilindjes po tenton ta kthejë në një regjim joliberal ‘putinesk’. Duke qenë se vendet demokratike perëndimore, partnerët tanë, janë të  prirë me stabilitetin përpara demokracisë në vendin tonë, reagojnë, jo për të ndrequr shkakun, por për të zgjidhur pasojën e rastit. Veprimi i tyre është jodiplomatik dhe, me të gjithë intensitetin e duhur, duke përfshirë dhe presionin. Pavarësisht se shumë fenomene negative kanë lulëzuar nga indiferenca dhe neglizhenca e vetë ndërkombëtarëve, mendoj se e meritojmë një sjellje të tillë, kur vetë elita politika e shqiptarëve e çon vendin drejt perspektivave të zymta. Kemi lejuar një shtet të kapur me korrupsion dhe krim  të organizuar, një regjim autokratik dhe  sistemin demokratik na e legjitimojnë vetëm partnerët ndërkombëtarë, prandaj dhe ata kanë “të drejtën” të sillen si të duan me ne.

Lexo edhe :  PS-PD/ Ndryshimet në Kodin Elektoral, PD “presion” PS me amendamentin e saj

Hera e fundit kur ndërkombëtarët ndërhynë kaq fort, ishte ajo e reformës në drejtësi, e cila pas 3 vitesh akoma s’ka rezultate të prekshme. A duhet të merret a priori si çdo gjë që bëjnë e thonë të huajt është më e mirë dhe më e drejtë? Nuk është pjekur elita jonë politike mjaftueshëm, për të funksionuar pa porosi nga jashtë?

Reforma në drejtësi ishte kërkesë parësore e regjimit të rilindjes, e cila u përkrah nga ndërkombëtarët si një mjet për të kontrolluar proceset politike në vendet e Ballkanit.  Eksperienca e Rumanisë u pranua si një mënyrë për të kontrolluar proceset politike, korrupsionin dhe shkarjen e shtetit në drejtime të panjohura. Investimi i ndërkombëtarëve në drejtësi ishte një garanci kontrolli për fenomenet negative të shoqërive ballkanike. Për shqiptarët, nevoja për reformë në drejtësi ishte kontrolli dhe mbajtja e pushtetit, siç ka ndodhur me çdo parti që ka ardhur në pushtet. Duke qenë se kjo reformë u propagandua nga rilindja si vepër e ndërkombëtarëve, për t’i intimiduar shqiptarët deri në momentin e kontrollit të institucioneve, percepsioni ynë është se reforma u bë nga jashtë. Jo, reforma u përkrah dhe u mbështet nga ndërkombëtarët, me qëllimin e mirë të funksionimit të shtetit ligjor që është baza e funksionimit të shtetit demokratik, fatkeqësisht u përdorën dhe do të duhet shumë punë dhe energji për ta bërë atë funksionale. Klasa politike shqiptare është shumë e pjekur kur mbron interesat e saj të pushtetit, demokracia funksionale mungon në Shqipëri. Regjimi i fundit shkatërroi çdo balancë pushteti dhe rreziku është i rikthimit të regjimit parti-shtet në variantin modern të fjalës.

Sipas jush, si dhe për çfarë çështjesh duhet të ishte e nevojshme konsulta apo ndërhyrja e huaj në Shqipëri, dhe ku ka çaluar funksionimi normal i demokracisë që kjo ndërhyrje kërkohet vazhdimisht, edhe kur jemi duke pritur të bëhemi vend anëtar i BE-së?

Ne, si dhe shumë vende ballkanike, jemi regjim me hibride dhe gjithmonë e më shumë demokracia shërben si fasadë për regjimin. Në Shqipëri institucionet janë kapur nga ekzekutivi dhe nuk ka një balancë pushteti për të kthyer nomalitetin e gjendjes. Ne jemi aq afër BE-së me standarde, sa është Porto Rico afër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpëtimi i demokracisë shqiptare është një fillim i ri, me zgjedhje të reja, të pavjedhura dhe të pamanipuluara, për të zgjedhur drejt interesit të popullit shqiptar./Fjala.al

Ngjela: Amerikanët po punojnë në interesin e Shqipërisë, politikanët tanë jo

Ylli Manjani: Zgjidhjet e importuara diplomatikisht janë dështim

Të fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades!

Paolo Mastrolilli Jemi në kryqëzimin mes Sunset Boulevard dhe Allenford Avenue, një pikë kontrolli e policisë së Los Angeles për...

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin...

Borë në verilindje, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugë

Fundjava ka nisur me reshje dëbore në verilindje, me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore. Akset rrugore nacionale dhe...

Pas zjarreve shkatërruese, Kalifornia goditet nga tërmete të njëpasnjëshme

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë ka goditur Kaliforninë. Tërmeti është regjistruar në zonën e San Franciskos, me epiqendër tetë kilometra në jugperëndim të...

11 Janar 1928/Josif Stalin urdhëron dëbimin nga Moska të kundërshtarit të tij Leon Trocki

Leon Trocki, një drejtues i Revolucionit Bolshevik dhe arkitekt i hershëm i shtetit sovjetik, dëbohet nga Moska me urdhër të udhëheqësit Josif Stalin, në...

Lajme të tjera

Web TV