‘Zgjedhorja’/ Rama: Nuk ka kohë për teknologjinë. Nëse PD e arrin, e zbatojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Parlament për negociatat që po zhvillohen për realizimin e reformës zgjedhores, duke u përqëndruar kryesisht te futja e teknologjisë në zgjedhje. Sipas Ramës, për shkak të mosangazhimit në kohë të opozitës (PD-LSI) është bërë e pamundur futja teknologjisë, pasi për këtë proces nevojiten minimalisht 6 muaj.

Rama tha se ODIHR dhe ekspertë ndërkombëtarë nuk rekomandojnë përdorimin e teknologjisë për shkak të rreziqeve të manipulimit nga hakerat.

Gjithsesi, kryeministri bëri me dije se ka kërkuar nga Partia Demokratike që të marrë pësipër, nëpërmjet një nënkryetari të KQZ-së, ndjekjen e të gjithë procesit për të përdorur teknologjinë në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit. Sipas Ramës, nëse PD e arrin ta përmbyllë në kohë këtë proces, mazhoranca është gatshme për ta zbatuar.

Pjesë nga fjalimi i Ramës në Parlament

Që pas zgjedhjes së 2017-ës kërkuam adresimin e çështjes për futjen e elektronikës në zgjedhje. Ua kam thënë se nëse duan përfshirjen e elektronikës në procesin zgjedhor, duhet të angazhoheshin menjëherë sepse bëhet fjalë për një proces jo të thjeshtë dhe një sistem të ri që kërkon kohën e vet për t’u vënë në përdorim. Asnjëherë, në asnjë rast dhe për asnjë vend, por edhe në të gjitha herët kur është pyetur nga ana jonë, ODIHR nuk ka qenë dhe nuk është entuziast për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje. E sheh me skepticizëm dhe nuk e inkurajon për 1001 arsye dhe vende si Gjermania e konsiderojnë antikushtetuese teknologjinë në zgjedhje.

Pas një studimi kemi arritur në konkluzionin se futja e teknologjisë offline është e mundur dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që ne kemi.

Pavarësisht se ne mund ta bënim këtë proces në mënyrë të njëanshme, pavarësisht se ne mund t’i gjenim votat në këtë Parlament pa pritur një konsensus nga ata që braktisën Parlamentin, ne nuk e bëmë këtë. Nuk e bëmë dhe i shtymë afatet më shumë se një herë, duke e konsideruar të rëndësishme ezaurimin e mjeteve dhe kohës në dispozicion për të arritur në një marrëveshje.

Në këtë proces janë dy tema: Njëra e vendosur nga BE, e cila për herë të parë ndërhyn në një çështje të brendshme që është kodi zgjedhor. Kjo falë gjithë baltës dhe sherrit që u stimulua me dhunë nga pala që s’mungon këtu sot, duke përdorur lidhjet e veta në Bundestagun gjerman për të sjellë këtë agjendë. Nuk ka problem.

Lexo edhe :  Krimet zgjedhore, policia jep detajet: Kontroll për 6 persona! Sekuestrohen celularë

31 maji nuk solli rezultat. Më vjen shumë keq mua personalisht që në vitin 2020 politika shqiptare ka akoma nevojë për ambasadorë të huaj që të hyjnë në mes, të shkojnë dhe të vijnë, të bëjnë përkthyesin shqip-shqip dhe të lehtësojnë procesin e komunikimit. Kjo është një gjë e vetme që mjafton për të treguar stadin adoleshent të politikës shqiptare në tërësi dhe të lidërve që nuk kanë kurajon që pavarësisht të gjithave, të ngrejnë telefonin dhe të thonë që për këtë duhet të flasim.

Nuk i kam kërkuar unë ambasadorët, por për shkak se të tjerët e kishin të vështirë të uleshin shqiptarë me shqiptarë, ne e pranuam.

Sidoqoftë, mbetet e vlerë që diskutimet bëhen me dëshmitarë.

Korniza e përcaktuar nga rekomandimet është aty.

Problemi kryesor dhe arsyeja shpesh herë kryesore e sherreve dhe e luftrave absurde janë komisionet. Kush identifikon dhe kush numëron. Dhe qysh se unë kam lexuar raportin e parë në jetën time të ODIHR është një fjali aty gjithmonë, depolitizimi i komisioneve. Edhe sot që flasim ky duket mision i pamundur. Ndërkohë ne e kemi thënë që depolitizimi i komisioneve është i nevojshëm.

Depolitizimi është një pikë.

Identifikimi. Ne, duke patur parasysh të atij eksperimentit që bëmë me kompanitë, që na thanë të gjitha, nga momenti i firmosjes së kontratës dhe deri te realizimi i sistemit duhen 6 muaj. Tani jemi shumë vonë. Ne thamë që të bëhet 100% nëse arrihet dhe të hyjë identifkimi elektronik për aq sa arrihet, 10%, 15%, 20% dhe pjesa tjetër të vazhdojë në mënyrën tradicionale. Kërkuam që Partia Demokratike të caktojë një nënkryetar të KQZ-së me mandat ndjekjen e procesit të teknologjisë. Ta bëjnë vet. Ta marrin elektronikën, ta bëjnë vetë. Ne jemi ok, nuk ka problem.

Tani, çfarë mund të themi përtej kësaj. Administrata është politike. Ou?! Nën ekzekutivin qëndror ka 9 mijë nëpunes civil, 67% janë aty përpara 2013-ës. Por ama, nuk i kemi thënë që aty do të jetë vetëm administrata. Çdo parti mund të nxisë dynjanë për të aplikuar aty.

Ata që kanë topin duhet të thonë se ku do e çojnë topin. Të presim./Fjala.al

Të fundit

PS merr mandatin e nëntë në Vlorë, PD prek ‘fundin e fundit’

Partia Socialiste ka arritur të marrë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke e lënë Partinë Demokratike me...

PD humb një mandat në Tiranë, Agron Shehaj surprizon!

Partia Demokratika ka humbur një mandat në Tiranë, teksa po numërohen edhe votat e fundit të mbetura për subjektet politike. Sipas burimeve nga Komisioni Qëndror...

Kandari amerikan i farmacisë, Berisha sërish non grata por i gëzuar!

Skënder Minxhozi - Loja duket perfekte dhe e peshuar me kandar farmacie. Në njërën anë fituesit e pritshëm të zgjedhjeve që duan heshtje nga...

Lapaj i ftoi për koalicion, Shehaj-Qori refuzuan. Sot do kishin 7 mandate

Nëse Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori do të lidhnin një aleancë së bashku, duke garuar si një subjekt i vetëm zgjedhor, rezultati...

Meloni uron Ramën për fitoren: Do vazhdojmë të punojmë

Kryeministrja italiane, Giorgia Melno, ka uruar Edi Ramën për fitoren e mandatit të tij të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me anë të...

Lajme të tjera

Web TV