AIK Stockholm vendos për të ardhmen e Jasir Asanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra suedeze e AIK Stockholm ka vendosur për të ardhmen e lojtarit të huazuar nga Partizani, Jasir Asanit. Pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të pandemisë e ardhmja e futbollistit shqiptar ishte në pikëpyetje të madhe.

Klubi i Partizanit, ka bërë me dije sot se ka arritur një marrëveshje me klubin suedez që periudha e huazimit të shtyhet deri në 30 gusht të këtij viti.

Pëlqimi i dy ekipeve dhe i vetë lojtarit është arritur, kështu që Asani është  lojtar i AIK-ut deri në fund të këtij edicioni futbollistik

“Klubi njofton kohëzgjatjen e huazimit të Jasir Asanit te klubi AIK. FK Partizani dhe AIK në marrëveshjen e re të nënshkruar mes palëve kanë vendosur të shtyjnë afatin e huazimit deri në 30 gusht 2020, me të drejtën e blerjes në fund të lojtarit nga gjigandët suedez AIK”,-shkruan klubi i partizanit.k.t/Fjala.al/

https://www.instagram.com/p/CBDL8ZNHVa0/?utm_source=ig_web_copy_link

Të fundit

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për...

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Lajme të tjera

Web TV