Arritja e marrëveshjes/ Soreca: Shqipëria tani më pranë BE-së

“Shqipëria tani është më pranë Europës”. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së Luigi Soreca pas arritjes së marrëveshjes së reformës zgjedhore.

Ai tha se kjo ishte një nga kushtet e vendosura nga BE e cila do të përmbushet së shpejti.

“Ne e kemi mirëpritur këtë marrëveshje, e cila ka ardhur si rezultat i një procesi që ka filluar që në janar. Në fakt të mërkurën ne e kemi patur një marrëveshje të mirë, por dhe ju e dini në fakt që ka qenë opozita e bashkuar që ka kërkuar të rishqyrtojë dhe njëherë depolitizimin e administratës zgjedhore, gjë e cila është në përputhje me rekomandimet e ODIHR dhe ne e mbështesim dhe ishte pikërisht duke u bazuar te kjo që mazhoranca e pranoi. Në emër të BE, une dua të them që Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian pas kësaj marrëveshje, kjo për shkak se ishte një nga kushtet që do të përmbushet se shpejti dhe ky erdhi në momentin e duhur, pasi javën që vjen KE do të prezantojë kuadrin ligjor për negociatat. Prandaj le të ecim përpara.” tha Soreca./E.B./Fjala.al