Dialogu Kosovë-Serbi/Hoti: S’do ketë ndryshim kufijsh dhe shkëmbim territoresh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri më i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se prioritetit i tij kryesor mbetet lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike.

Më tej, ai shton se Qeveria e tij merr përgjegjësi të plota për të çuar përpara dialogun me Serbinë, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit.

Postimi i plotë në Facebook:

Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ?? për vitet 2020 – 2023!

Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga #COVID19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohëshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.

Në plan afatgjatë kabineti im u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE ?? dhe SHBA ??, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit.

Na priftë e mbara!

/E.B./Fjala.al

Të fundit

Mitsotakis: Kush vjen nga Afrika e Veriut, arrestohet

Greqia nuk do të mirëpresë më azilantë nga Afrika e Veriut. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri...

Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen e ish-partneres së tij, 26-vjeçarja...

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet. Sipas tij, demokratët janë në...

Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

EDUARD ZALOSHNJA - Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë është 101%. Që do të thotë se çmimet...

Përballje titanësh në gjysmëfinalen e Botërorit, formacionet zyrtare të Real Madrid-PSG

PSG dhe Real Madrid përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu...

Lajme të tjera

Web TV