Hajdari: Mora garancinë nga ambasadorët për lista të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot i kemi dhënë shqiptarëve besimin, u kemi treguar se ne e duam Shqipërinë. Kështu u shpreh deputetja Rudina Hajdari pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik dhe arritjes së marrëveshjes.

Edhe pse e shqetësuar që sistemi zgjedhor nuk u ndryshua për të shkuar drejt listave të hapura, Hajdari u shpreh se mori garancinë nga ambasadorët që Shqipëria do shkojë drejt atij sistemi.

Hajdari, tha se ishte e kënaqur me arritjen e marrëveshjes dhe ky veprim i hap rrugën Shqipërisë drejt BE-së.

Deputetja  garantoi se nuk ishte e lehtë për të gjithë kjo dakordësi, të quhej Reformë duhej të kishte elementë të tillë jo vetëm ato që u pasqyruan në tavolinë.

“Unë kam qenë transparente kam treguar të vërtetën, sot them nëse do e bllokoja unë këtë marrëveshje do dukej sikur unë nuk e dua Bashkimin Evropian. Opozita ka qëndruar në Parlament për t’i shtruar rrugën Shqipërisë.

Duhet te jemi vigjilent, nuk ka dëmtim të zgjedhjeve ka edhe të demokracisë.

PS-ja e ka kapur pushtetin e trajton Shqipërinë siç e do vet, jam e bindur që shumë njerëz janë koshient se hapja e lista është gjëja me e rëndësishme. Duhet që ai i cili do të vijë pas Ramës të mos sillet si Rama.”

 

 

gj.b/fjala.al

Të fundit

Berisha publikon denoncimin e Fatos Nanos për të akuzuar Ramën

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një video nga një...

Ylli Limani në komisariat? Artisti anulon koncertin në Shkodër

Këngëtari i njohur Ylli Limani ka reaguar së fundmi në një InstaStory, duke ngjallur shqetësim te fansat e tij. Përmes postimit, ai ka falënderuar publikun...

PD që nuk ndryshon kurrë! Vetëm 14 deputetë futen për herë të parë në Parlament

Nga 50 mandate që Partia Demokratike dhe aleatët e saj arritën të fitonin nga beteja elektorale e 11 majit, vetëm 14 prej tyre ulen...

Interi ‘bllokon’ Kristjan Asllanin? Çfarë po ndodh në Milano…

Kristjan Asllani do jetë pjesë e Torinos si i huazuar, të paktën për një sezon. Mesfushori do largohet nga Interi pas tre vitesh, por...

10 turistë zhduken! Po eksploronin në zonën e vullkanit Baransky

Një grup turistik prej dhjetë personash ka humbur kontaktin në zonën e vullkanit Baransky, në ishullin Iturup të Kurilit të Madh, njoftoi kreu i...

Lajme të tjera

Web TV