Lajm i mirë për biznesin e vogël, Ahmetaj: Zero tatim fitimi deri në 2029

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi sot se heqja e tatimit është pjesë e planit kombëtar deri në vitin 2030. Të gjitha bizneset e vogla, me xhiro nga zero deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin deri në vitin 2029. Një vendim i tillë që pritet të zyrtarizohet ligjërisht në këtë periudhë pandemie.

“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar zhvillimi, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim muaj pas muaj e vit pas viti.

Synimi i planit kombëtar është vazhdimi i transfromimit ekonomik të Shqipërisë dhe integrimit evropian të Shqipërisë. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që bëjnë ose punojnë në biznesin e vogël.

Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën e fundit për çlirimin nga taksat për te gjithë biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatim fitimi për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029. Zerimi i tatimit mund te shoqërohet me heqje te vlerës se tatimit te shtuar.

Zerimi i tatim fitimit mund të shoqërohet me heqjen e TVSH. Ne kemi angazhuar një sërë specialistësh në kuadrin e planit kombëtar 2030 për të pasur aty reflektim për çdo shqiptar që do të jetojë me punë të ndershme dhe për çdo shqiptar që do ti kthehet atdheut“, u shpreh Ahmetaj./l.m.Fjala.al

Të fundit

Numërohen 272 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej...

GJKKO heton për shitblerje votash nga PSD në Korçë, kontrolle në banesae

Policia e Korçës po zbaton një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një procedimi penal...

Dashnor Sula zbulon ‘korombolin’ e PD: Donin 3 veta për një tokë, absurde!

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i vetëm është që të jesh...

Shqiptarët mendjen te zgjedhjet, Ambasada Amerikane bën njoftim për atë që s’e prisnim

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një...

Tendencat kryesore të mirëqenies për vitin 2025

Në vitin 2025, mirëqenia nuk ka të bëjë më vetëm me meditimin dhe smoothie-t jeshilë. Ajo është bërë shkencore, holistike dhe hiperpersonalizuese. Nga stimulimi...

Lajme të tjera

Web TV