“Marrëveshja”/Komisioneri për Zgjerim: Hap i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi palët politike arritën marrëveshjen për kodin e ri zgjedhor ka ardhur një reagim dhe nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

Përmes një reagimi në Twitter, ai falenderon palët për arritjen e marrëveshjes dhe thekson se ky është një hap i madh përpara në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Marrëveshja e sotme politike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj ngrohtësisht të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës arritën në këtë pikë. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj evropiane sot”, shkruan komisioneri.

 

Të fundit

Misteri i vetëvrasjes, Ernest Heminguej gjendet i vdekur në shtëpi

2 korrik 1961 Leonard Veizi Mëngjesi i 2 korrikut 1961 zbardhi i qetë mbi peizazhin e Idaho-s, por brenda shtëpisë prej...

2 korrik 1994: Ramiz Alia dënohet me 4 vjet burg për shpërdorim pushteti

Më 2 korrik 1994, në një ngjarje që simbolizoi përballjen e Shqipërisë post-komuniste me të kaluarën e saj, ish-presidenti komunist Ramiz Alia u dënua...

Aktivistja ndez debatin në rrjet: Nuk ka njerëz më të pamoralshëm se shqiptarët!

Aktivistja dhe moderatorja Zana Avdiu, ka shkaktuar debate të shumta në rrjet, pasi thotë se nuk ka më të pamoralshëm se shqiptarët. “Më të pamoralshëm...

Kush është Nigel Farage, politikani që sot zihet me Ramën!

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë...

Si refugjatët shqiptarë u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit

Autoriteti i Dosjeve ka publikuar një shkrim, në të cilin tregohet se si regjimi komunist e konsideronte krizën e ambasadave si një kërcënim të...

Lajme të tjera

Web TV