Marrëveshja/Reagon ashpër Topalli: Klasë e korruptuar, duhet shkulur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Kjo e fundit ka shpërthyer në rrjetin social ndaj klasës politike, pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës.

Topalli thotë se Basha u tërhoq më në fund nga të gjitha kauzat e tij në 7 vitet e fundit, nga “revolucioni” te “çadra e lirisë”, e tashmë nuk kërkon as “qeveri tranzitore”.

“Këta janë të gjithë bashkë,” shkruan ish-kryeparlamentarja, duke akuzuar ashpër të gjithë politikën e cila për të është e korruptuar madje duhet shkulur.

Postimi i plotë

7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën.

Në funksion të kësaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiakë, i dhuroi të gjitha Bashkitë…

Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”

Nuk kërkojnë më as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare, as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai që thoshte se ishte…”

Këta janë dhe kanë qenë të gjithë bashkë.

Sonte ishin “felici e contenti” me kodin siç ishte.

Kjo kasë politike e korruptuar duhet shkulur!

 

 

gj.b/fjala.al

Të fundit

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Lajme të tjera

Web TV