Reperi shqiptar Noizy,po punon prej kohësh më projekte të reja muzikore. Ai ka lajmëruar se ka lansuar këngën e tij më të re.
“Adrenaline” titullohet realizmi i ri muzikor që ka ardhur në bashkëpunim me reperin MatoLale.
Muzika e projektit është bërë nga ‘Rvchet’ ndërsa miksimi dhe masterizimi është punuar nga Marenglen Boja.
Për klipin është përkujdesur Endi Hoxha dhe Fatlum Nerguti. As këtë herë nuk kanë munguar femrat dhe makinat luksoze në klipin e reperit.
Kënga e re e reperave gjendet në të gjitha platformat dixhitale.