Rrëmbeu fëmijën, arrestohet 44-vjeçari që ishte në kërkim prej një viti e gjysmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Lezhë ka vënë në pranga një 44-vjeçar i cili ishte në kërkim prej një viti e gjysmë, për vepra të ndryshme penale. Shtetasi A.B u arrestua në një fshat në pyllin e Kurbneshit.

Për shtetasin në fjalë ishte caktuar masa e sigurisë ‘Arrest me burg’ janarin e kaluar, nga gjykata e Lezhës.

Ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe i kishte marrë djalin 8-vjeçar, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor “Kurbneshi”, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Policia lokalizon dhe vë në pranga 44-vjeçarin, i cili prej një viti e gjysmë ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. Gjendet dhe fëmija i mitur 8-vjeçar, të cilin e kishte marrë i ati 44-vjeçar, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin po trajtohet me psikolog në DVP Lezhë.

Strukturat policore të DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit Mirditë, pas shumë kontrollesh të zhvilluara për gati një vit e gjysmë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative bënë të lokalizimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua operacioni policor “Kurbneshi”, në kuadër të të cilit pas rreth 72 orësh kërkime në fshat dhe në pyllin e Kurbneshit, u bë e mundur gjetja dhe prangosja e shtetasit A. B., i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin nr. 4, datë 05.01.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Ky shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. B., kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendim e Gjykatës. Prej nëntorit të vitit 2018, Policia e Qarkut Lezhë ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë për lokalizimin, kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. B.

Lexo edhe :  Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Përveç veprimeve procedurale, forcat policore, që nga data kur është shpallur në kërkim, në mënyrë të pandërprerë kanë vlerësuar me prioritet çdo informacion që jepej për vendndodhjen e tij, duke ushtruar kontrolle, por pa arritur të gjendej personi i kërkuar.

Materialet shtesë në ngarkim të shtetasit A. B., do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./Fjala.al/k.l

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV