Sandër Lleshaj shfaqet për herë të parë në krah të Ardi Veliut pas skandalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun janë duke zhvilluar një takim në Velipojë për masat që do merren për sigurinë e turizmit.

Kjo ishte hera e parë që Lleshaj del në krah të Veliut në publik, që pas skandalit me video-n e nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, ndonëse nuk ka mbajtur fjalën gjatë këtij takimi.

Përmes një video-live në “Facebook” nga ky takim, Lleshaj ka thënë se duhet të merren masa që të ketë siguri të jetës e liri në këtë vend.

“Shkodra duhet të ketë më shumë siguri e liri për çdo qytetarë. Shkodra është një qytet me shumë histori dhe duke qenë se ka shumë histori na obligon që të sigurojmë të ardhmen e këtij qyteti dhe të jetë aty ku ka vendin në krye. Është një qytet që ka lind si qytet dhe duhet të qëndrojë aty ku ka vendin. Të fillojmë e turizmin, duke qenë se kemi kaluar në një situatë pandemie, të shpresojmë që turizmi të ndihmojë pak në situatën ku ndodhet vendi.

Duhet të mundësojmë që sezoni turistik të jetë një sukses i vërtetë dhe të arrijmë të rikuperojmë atë që kemi humbur gjatë periudhës së izolimit. Por mbi të gjitha duhet të sigurojmë që turizmi të mos dëmtojë mjedisin, ndaj dhe është e pranishme Drejtoresh e IKMT-së. Ndaj IKMT-ja punon së bashku me policinë dhe objektivi i tyre është që të mbajnë pastër ato zona që i përket publikut. Duhet të merren masa për sezonin turistik. Duhet më shumë siguri, më shumë siguri është më shumë liri për qytetarët.”- tha Lleshaj.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Lajme të tjera

Web TV