VIDEO/ Mbante 3 armë zjarri, arrestohet 33-vjeçari që rrahu shefin e policisë në 2018-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçarin, Ervis Daka, pasi i janë gjetur 3 armë zjarri, silenciator dhe municion luftarak dhe jelek anti-plumb.

Në njoftimin e policisë theksohet se Daka kishte në banesën e tij edhe 170 fishekë.

Ervis Daka është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2018 bashkë më të vëllanë goditën shefin e policisë, gjatë kohës që efektivët shkuan në lokalin e tyre për kontroll.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënkoll”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Forcat Speciale RENEA, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen tri armë zjarri, silenciator, municion luftarak dhe jelek antiplumb.

Vihet në pranga 1 person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve ndaj personit.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për kontrollin e personave me precedent dhe të dyshuar për armëmbajtje pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shënkoll”.

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit  E. D. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.k.t/Fjala.al/

Lexo edhe :  Ngacmonte vajzat e reja në plazh, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

https://www.facebook.com/watch/?v=383715685919268

Të fundit

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Më 1 shtator 1983, një avion civil i linjës ajrore Korean Air Lines, me numrin e fluturimit KAL 007, u qëllua dhe u rrëzua...

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE! Marta Kos e do Shqipërinë në Union

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV