Zbardhet dokumenti me 12 pika i firmosur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore

Në përfundim të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, 4 anëtarët kanë firmosur marrëveshjen me 12 pika për kodin e ri zgjedhor.

Në dokument në gjuhën angleze janë pikat e dakordësuara, ku në krye të listës renditet ajo e përfshirjes 100% të identifikimit biometrik. Ndërsa një nga pikat është dhe riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Palët janë dakordësuar dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, por jo për t’u aplikuar në zgjedhjet e ardhshme.

Në fund të dokumentit theksohet se palët nuk kanë pasur konsensus për sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor./E.B./Fjala.al