“Ekstremisti” u la në burg nga gjykata/Avokati: Ngjarja u  hiperbolizua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 37-vjeçarin Roland Kryemadhi, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi terrorizoi zonën e Kamzës si dhe kërcënoi e kundërshtoi punonjësit e policisë për ta arrestuar.

Menjëherë pas dhënies së masës së sigurisë, ka ardhur dhe dhe reagimi nga avokati i tij i cili tha në një prononcim për mediat se kërkon zbutjen të masës së sigurisë për klientin e tij, duke e cilësuar atë jo të rrezikshëm për shoqërinë.

Sipas tij, ngjarja është hiperbolizuar nga policia gjyqësore, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij nuk është gjetur asnjë armë.

“Fillimisht është thënë që ky person kishte armë, kishte kërcënuar dhe terrorizuar qytetin. Por, pas kontrollit, atij nuk i është gjetur asnjë armë. Ndaj policia gjyqësore ka hiperbolizuar ngjarjen. Është e vërtetë që ky ka kundërshtuar në gjykatë, por në kushtet e një varfërie ekstreme.

Gjykata kërkoi caktimin e masës “arrest me burg”, duke e akuzuar për kanosje, fyerje, apo mbajtje e armëve të ftohta. Atij i është gjetur një thikë, që është normale për çdo familje shqiptare.

Ne kërkojmë një masë më të butë ndaj tij, një arrest shtëpie, apo detyrim paraqitje, pasi nuk është person me rrezik. Nuk kishte akuzë konkrete lidhur me shkollimin e fëmijëve”, tha avokati i Kryemadhit.

Kryemadhi nuk lejonte tre vajzat e tij të shkonin në shkollë, me argumentin se fëmijët e tij i shkollonte Allahu, ndërsa për arrestimin e tij u angazhuan edhe forcat RENEA, të cilat i rrethuan banesën./b.b/fjala.al

Të fundit

Ky vend ndalon ekspozimin dhe shitjen e cigareve në supermarkete

Një ligj i ri i miratuar në Belgjikë ndalon ekspozimin e cigareve dhe produkteve të duhanit në dyqane, ndërsa...

“Jepini cmimin Gjestit përndryshe…”/Ish banori i BBVA i bënë thirrje publike produksionit

Ish-banori i BBV, Indrit Murati, ka bërë një deklaratë ironike që po bën xhiron e rrjetit. Ai ka publikuar një video në TikTok, ku i...

Euro në nivele të ulëta, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Edhe pse ka shënuar një rritje të lehtë, ajo blihet...

Berisha bëhet lëmsh, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit! Ja reagimi i biznesmenit

Sali Berisha zgjodhi 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, për të zbuluar disa nga premtimet e tij elektorale për ‘Shqipërinë Madhështore’. Në vazhdën e takimeve në...

Nga 10 prilli module të reja për burgjet/Italia merr shembull blloqet e Gjadrit të Lezhës

Burgjet italiane konfirmohen jo të sigurta, prandaj kërkohet zbrazja e tyre për të shmangur shumë vetëvrasje. Qeveria italiane mendon të krijojë module të parafabrikuara...

Lajme të tjera

Web TV