Zuckerberg premton rishikimin e politikave mbi postimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg njoftoi të premten se do të konsiderojë mundësinë për ndryshime të politikës që aktualisht e lejon kompaninë të mos heqë postimet që krijojnë polemika, sikurse postimi i Presidentit Donald Trump gjatë demonstratave të fundit lidhur me vdekjen e George Floyd. Masa duket të jetë një lëshim i pjesshëm ndaj kritikëve.

Zuckerberg nuk premtoi ndryshime specifike të politikave gjatë një postimi në Facebook. Reagimi vjen vetëm disa ditë pasi anëtarë të stafit të tij lanë punën dhe disa prej tyre e akuzuan Zuckerberg se po vazhdon të gjejë justifikime të reja për të mos sfiduar presidentin Trump.

“Unë e di se shumë prej jush mendojnë se ne duhet t’i kishim etiketuar postimet e Presidentit në një farë mënyre javën e kaluar”, shkruante Zuckerberg, duke iu referuar vendimit të tij për të mos hequr mesazhin e Trump ku ndër të tjera shkruhej “kur nis plaçkitja, nisin të shtënat”.

“Ne do t’i rishikojmë politikat tona që lejojnë debatet dhe kërcënimet për përdorim të forcës së shtetit, për të parë nëse ka nevojë për ndryshime. Do të rishikojmë opsionet e mundshme për trajtimin e përmbajtjeve që përbëjnë shkelje ose pjesërisht të shkelje, krahas vendimeve që përcaktojnë për t’i lënë postimet apo hequr ato”, shkruante ai.

Zuckerberg tha që Facebook-u do të jetë më transparent në lidhje me vendimmarrjen e tij nëse do të vendoste të hiqte një postim, apo rreth rishikimit të politikave mbi postimet që mund të shkaktojnë ndrydhje të votuesve dhe se do të punojë për të ndërtuar programe kompjuterike, për të përparuar drejtësinë racore.

Gjatë një takimi të stafit në fillim të kësaj jave, punonjësit ngritën pikëpyetje rreth qëndrimit të zotit Zuckerberg mbi postimin e zotit Trump. Zuckerberg, ka pohuar se ndërsa ai i mendon se komentet e Presidentit Trump ishin “thellësisht agresive”, ato nuk përbënin shkelje të politikës së kompanisë kundër nxitjes së dhunës.

Lexo edhe :  Liderët botërorë të shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Indisë dhe Pakistanit

Facebook-u ka si politikë që ose ta lërë ose ta heqë një postim, pa ndonjë mundësi tjetër. Tashmë zoti Zuckerberg thotë se do të vlerësohen edhe mundësi të tjera. Po ai shton se: “shqetësohem se kjo qasje ka rrezik të na shtyjë drejt përcaktimit të politikës editoriale mbi një postim që nuk na pëlqen, edhe nëse nuk i shkel politikat tona”./VOA/

Të fundit

SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën, trafikoi 3.3 milionë euro drogë në Gjermani

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën,...

Ngërçi politik, Presidentja Osmani do të ftojë partitë politike në një takim

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik. Anëtarë të...

U godit me thikë në zemër nga bashkatdhetarët, kush është 35-vjeçari që humbi jetën!

Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane si të akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tyre...

Mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve për qytetarët shqiptarë, dy ditë para zgjedhjeve

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar në rrjetin social Facebook një...

Policia merr ne ruajtje objektet zgjedhore, mbi 5000 efektivë dhe automjete të angazhuar!

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me qëllim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 11 maj. Në total do të angazhohen 5316 punonjës policie...

Lajme të tjera

Web TV