Sherri mes dy familjeve në Berat/Policia zbardh ngjarjen: U konfliktuan me mjete të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflikt mes dy familjeve në qytetin e Beratit ka përfunduar me përdorimin e thikave, e për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje më të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikada” në Berat, ku dy pjesëtarë të dy familjeve, për motive ende të paditura, janë konfliktuar fizikisht me njëri- tjetrin.

Për të shuar konfliktin janë futur edhe persona të tjerë të familjes, të cilët kanë marrë dëmtime.

Pas ngjarjes, uniformat blu kanë  bërë arrestimin e K.Dh., i cili ka plagosur rëndë njërin prej tyre, e ndërsa janë vënë në hetim tre të tjerë G.A., 46 vjeç,  E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat  penale  për shtetasin K.Dh “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim”, e ndërsa i plagosuri me thikë A.A., është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./b.b/fjala.al

Të fundit

Mersin Mixha, nga 13-vjeçari i Luftës së Dytë te themeluesi i Aviacionit Shqiptar

Nga Leonard Veizi Mersin Mixha nuk jeton më. Ishte burrë i pashëm, i gjatë dhe i rëndë. Dhe kishte qenë...

Berisha udhëton drejt Spanjës, merr pjesë në kongresin e PPE

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ndodhet në Valencia të Spanjës për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, që...

Vogëlushi në telashe, dëmtoi pikturën 50 milionë dollarëshe në muze

Një fëmijë ka dëmtuar një pikturë shumë të vlefshme të artistit amerikan Mark Rothko në Muzeun Boijmans Van Beuningen në Rotterdam. Piktura Grey, Orange on...

Rama ndan pamjet/ 450 shkollat e reja, shëmbëlltyrë e vizionit që kemi për arsimin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga shkollat e reja në vend. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë thotë se bëhet fjalë...

Si e shfrytëzoi Enver Hoxha shtypin, për të ‘prodhuar’ shoqërinë pa besimet fetare

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967, Menjëherë pas çlirimit nga pushtuesi fashist, në Shqipëri u...

Lajme të tjera

Web TV