Protesta të mëdha paqësore, kundër dhunës së policisë prej më shumë se 10 ditë janë zhvilluar në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara pas vdekjes së George Floyd.
Ndërsa ditën e sotme mijëra persona marshuan në Washington DC në një nga manifestimet që qëndroi vetëm pak metra Shtëpisë së Bardhë, e blinduar nga forca të shumta sigurie.
Protestuesit me pankarta në duar mbushën sheshet pranë Kapitolit, memorialit “Lincol” dhe parkun “Lafayette”, i cili tashmë ka marrë dhe emrin sheshi “Black Lives Matter”.
Turma të mëdha njerëzish pati dhe në New York, Chicago, LA dhe San Francisco. Në lidhje me protestën e fundit në Washingon ka reaguar dhe presidenti i SHBA-së, Trump.
I ndodhur brenda Shtëpisë së Bardhë, e cila është më e blinduar se kurrë ka shkruar në Twitter” Low and order”(Ligj dhe rregull). “Në Washington me pak njerëz se sa pritej, falenderojmë forcat e policisë për punën e tyre”- vijon më tej presidenti.
Kujtojmë që George Floyd ndërroi jetë në Minneapolis më 25 maj gjatë arrestimit nga policia. Një video e publikuar në rrjet tregoi se një oficer policie i mori jetën duke i mbajtur gjurin në qafë për më shumë se 9 minuta. Sipas autopsisë, ai vdiq nga asfiksia./b.b/fjala.al