Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, shpallet në kërkim korçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ushtronte veprimtari të paligjshme në lokalin e tij në lagjen nr. 8 në Korçë. Pas kontrollit të policisë, atij iu gjet dhe sekuestrua njësi kompjuterike dhe monitorë të cilët dyshohet se shërbenin për lojëra fati të palejuara.

Ndërkohë, është arrestuar punëtori i tij, i cili punonte si kamerier dhe ishte i pasiguruar.

Njoftimi

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe mbante të pasiguruar një punonjës, shpallet në kërkim pronari i një lokali dhe arrestohet në flagrancë punëtori i tij.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike dhe monitorë.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP-Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 20 vjeç, si edhe shpallën në kërkim e po punojnë për kapjen e shtetasit M. D., 43 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lokalin e 43-vjeçarit, në lagjen nr. 8, Korçë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës njësi kompjuterike dhe monitorë, të cilët dyshohet se shërbenin për lojëra fati të palejuara. Si edhe nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi R. K., kamerier në këtë lokal, ishte i pasiguruar pranë organeve tatimore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Të fundit

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar...

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Lajme të tjera

Web TV