Vrasja e vëllezërve Bardhi, kushëriri i Roland Pulës zbulon ngjarjen: Viktimat e provokuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kushëriri i Roland Pulës ka zbardhur detaje të tjera nga ekzekutimi i dy vëllezërve Bardhi në Krujë.

Sipas kushëririt të Pulës krimi ndodhi sepse viktimat e kanë provokuar Roland Pulën, duke i thënë ‘‘ku jeni ju trimat, të hani m…’.

Rikujtojmë se pak ditë më parë në Krujë, vëllezërit Gramoz Bardhi, 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi, 24 vjeç, u ekzekutuan me armë nga Roland Pula.

Ngjarja e rëndën ndodhi në një lokal në fshatin Gramëz, ndërsa Pula, 32 vjeç, braktisi makinën e tij tek pompat e ujit në Gramëz dhe është larguar me këmbë nga skena e krimit.

Reagimi i plotë i kushëririt të Roland Pulës:

Sqarim publik: Në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë, ku djali i xhaxhait tim Roland Pula, qëlloi me armë dy vëllezërit Bardhi, pas një sherri të çastit, me ta.

Dua të sqaroj opinionin publik se:

Patëm vendosur të mos shprehemi publikisht në lidhje me këtë çështje, në respekt të viktimave. Por po shohim që disa media e portale, nuk janë të informuara qartësisht në lidhje me dinamikën e ngjarjeve.

Ne nuk kemi patur asnjëherë ngatërresa tokash e pronash me familjen Bardhi. Ne, në vitin 2005 kemi patur një incident me këtë familje, ku Elton Bardhi qëlloi pas shpine me thikë djalin e Xhaxhait tonë Besnik Pula. (Besniku nuk është xhaxha i Rolandit, por djali i xhaxhait).

Pas këtij atentati, ne e nisëm Besnikun me urgjencë drejt Turqisë për mjekim pasi thika i kishte depërtuar nga qafa përmes mushkërive, në aortë, deri afër zemrës. Dhe mjekët shqiptarë nuk e merrnin dot përsipër një operacion aq të rrezikshëm.

Ndërkohë, Rolandi (në atë kohë 16 vjeç), ka gjetur një armë dhe ka shkuar e qëlluar mbi banesën e familjes Bardhi, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Rolandi u arrestua menjëherë nga policia e fushëkrujës, ku edhe pse ishte vetëm 16 vjeç u dhunua barbarisht ku iu thyen brinjët në komisariatin e fushëkrujës.

Pas ngjarjes, familja Bardhi as nuk denjoi të interesohet për shëndetin e djalit të xhaxhait tonë, e aq më tepër të shprehet për lirimin e Rolandit, arëherë 16 vjeç.

Disa muaj më vonë, Elton Bardhi arrestohet nga policia dhe u dënua me 5 vite burgim, për “plagosje të rëndë me dashje”. Disa muaj para se Elton Bardhi të lirohej, familja e tij na sjell njerëz për pajtim. Ky veprim u konsiderua si fyes për ne, pasi në 5 vite ata asnjëherë nuk ishin interesuar për shëndrtin e djalit të xhaxhait tonë Besnikut. Madje dua të them se atë e shpëtoi Perëndia, se për familjen Bardhi ai ishte i vdekur.

Ngjarja mbeti pezull: as nuk u pajtuam, por as nuk kishim ndërmend të hamerreshim më. Pasi të gjithë u martuam dhe krijuam familjet tona, dhe e konsideronim atë ngjarje, si ngatërresë të rinjsh.

Gjatë këtyre 15 viteve, Rolandi dhe djemtë e xhaxhait tim kanë qenë në qendër të operacioneve policore. Sa herë që në zonat e Krujës e Fushëkrujës ndodhte një ngjarje, të parët që arrestoheshin kanë qenë Rolandi me të vëllezërit dhe djemtë e xhaxhait tjetër.

Lexo edhe :  Shkrumbohet nga flakët automjeti në afërsi të tunelit të Kërrabës, ka dyshime për shkakun

Kam lexuar nëpër portale se Rolandi ka shkuar në Itali për të vjedhur, se i ka vënë eksplozivin hekurudhës, dhe se ka bërë grabitje.

Të gjitha këto janë të pavërteta!

Sepse sa herë që në ato zona ndodhte një ngjarje, (siç e thashë më lart), të parët që merreshin në pyetje ishin kushurinjtë e mi. Dhe shumë nga këto ngjarje, ua kanë sajuar në komisariatin e policisë së FushëKrujës.

Dua gjithashtu të sqaroj se: nga mediat dhe portalet, janë përmendur emrat e të vdekurve tanë, si gjyshi im Frrok Pula. Kush na njeh e di mirë historinë familjes sonë. Dhe e di se sa burrë ka qenë gjyshi ynë. Dhe po ashtu e di se ai ka 8 vite që ka vdekur.

Edhe kërcënimi i pretenduar, se Rolandi i ka kërcënuar vëllezërit nuk është i vërtetë. Sepse Rolandi ka qenë në lokalin afër banesës së tyre, dhe jo ata pranë shtëpisë sonë. Dhe për më tepër, ne e dinim se të katërt vëllezërit Bardhi ndodhen jashtë shtetit, dhe nuk janë fare në Shqipëri.

Policët e dështuar të komisariatit të fushëkrujës, po u japin qëllimisht informacione të sajuara gazetarëve, për prishjen e imazhit të familjes sonë.

Me këtë nuk dua të justifikoj veprimin e Rolandit, përkundrazi. Kjo ngjarje ishte një fatkeqësi madhe për të dyja familjet tona. Të dyja familjet tona dje dhe sot kanë pasur mort.

Sa i përket ngjarjes së para dy ditëve:

Ne akoma nuk kemi mundur ta kontaktojmë Rolandin, ta pyesim si ka qenë situata, përse degradoi deri në vrasje.

Disa persona, dëshmitarë në vend na kanë thënë se Rolandi është provokuar në lokal nga vëllezërit Bardhi, duke i thënë: “Ku jeni ju trimat? Ju të hani … sepse keni 15 vjet që nuk na keni bërë dot gjë”. Dhe pikërisht kjo fjali ka bërë që Rolandi të dalë të gjejë një armë dhe i ka qëlluar.

Megjithatë, unë kam besim se drejtësia do të ndodhë dhe se gjërat do të sqarohen shumë shpejt. Nëse Rolandi ka qëlluar vërtet mbi vëllezërit Bardhi, ai do të marrë dënimin që meriton. Ne nuk pranojmë që për shkak të kësaj ngjarje të na bëhet gjyqi publik nga gazetarë që as nuk kanë denjuar të na pyesin për ngjarjen. Por i sajojnë gjërat nga tryezat e tyre të punës.

Gjithashtu u bëj thirrje mediave të qëndrojnë larg kësaj ngjarjeje, të përcjellin vetëm informacionet rreth ngjarjes, dhe jo të na bëjnë biografinë e familjes. Sepse kjo është një shkelje e hapur e etikës.

Mbetem në dispozicion tuaj për çdo sqarim tjetër.k.t/Fjala.al/

 

Të fundit

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Shqiptari kapet pas 13 vitesh në Angli! Sherri për prostitutat e përfshiu në vrasje

Policia e Merseyside Police në Angli ka arrestuar një shqiptarë të kërkuar për vrasjen në bashkëpunim të Klaudjo Alushit. Top Channel ka parë dokumentet e...

Turisti vrau me thikë gruan, ngjarjen e zbuloi pronari i banesës:Debatuan gjatë gjithë…

Policia e Shkodrës ka arrestuar 58-vjeçarin amerikan, Brendon Saporito që mëngjesin e së premtes vrau me thikë bashkëshorten e tij në një banesë të...

Fotoja e Trump si Papë/ Mungesë respekti ndaj katolikëve apo gjetje zbavitëse?

Presidentin amerikan Donald Trump ka çuditur botën me një postim të pazakontë në rrjetet sociale. Në një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale, Trump shfaqet...

Lajme të tjera

Web TV