Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të mbledhë paraditen e sotme në orën 11:00 grupin e punës së hartimit të ndryshimeve bashkë me Kryesinë e Partisë.
Sipas burimeve mësohet se në mbledhje do të diskutohet situata politike aktuale, reforma zgjedhore, çështje organizimi dhe aksioni politik në vijim.
Mbrëmjen e djeshme u vendos në mbledhjen e Këshillit Politik për hartimin e ndryshimeve ligjore të draftit që javës tjetër i kalon Komisionit të Posaçëm.
Pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, së bashku me ekspertin Ivi Kaso, nuk kanë dhënë asnjë prononcim për mediat, ndërkohë që Damian Gjiknuri tha se brenda javës tjetër do të mbyllet paketa ligjore, e cila do të shkojë menjëherë në Komisionin e Posaçëm për reformën zgjedhore.
Gjiknuri tha gjithashtu se kjo mbledhje ishte për të organizuar punën e ekspertëve, të cilët do të merren me shqyrtimin dhe pikat në draftin e propozuar, i cili do të dërgohet për votim në Parlament.
“Mbledhje pune. U ngarkuam disa detyra ekspertëve dhe brenda javës që vjen do të mbyllim të gjithë paketën ligjore për të materializuar marrëveshjen. Sa të mbarojë këtu do të shkojë direkt në Komisionin e Reformës, është punë ditësh”, tha Gjiknuri./b.b/fjala.al/