Durrës/ Arrestohen 8 persona për vepra të ndryshme penale, 1 shpallet në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Durrës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë arrestuar 8 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, si ‘vjedhje’, ‘dhunë në familje’ e “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe sekuestrimin e sendeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë skrapi në Maminas, gjetën dhe bllokuan 1 ton gëzhoja predhash, me vlerë 2 milion lekë të vjetra.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:
1. Q., 30 vjeç, banues në Qerret, punonjës në pikën e skrapit.
Gjithashtu janë kryer veprimet nga ana e Policisë Ushtarake për shtetasin G. L., 32 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, me detyrë punonjës në repartin ushtarak, Shijak, i cili i ka shitur shtetasit R. Q., gëzhojat e bllokuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1. H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, shtetasve E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur biçikletën e shtetasit E. G.

Lexo edhe :  “62% s’i besojnë opozitës së tij!”/ Sondazhi i italianëve: Qytetarët, ‘shuplakë’ Berishës

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, dy ditë më parë, i ka vjedhur biçikletat shtetasve O. B., J. D., E. I.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1. B., 25 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe pa targë;
2. M., 42 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

1. B., 27 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”./Fjala.al/k.l

Të fundit

Vijon shpërndarja e fletëve të votimit, 57 646 zarfe të dërguara deri më tani në 6 shtete

57,646 zarfe me fletët e votimit janë nisur deri më tani në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit. Deri...

Pas incidentit në “Big Brother”, ja ku shfaqet Jozi (VIDEO)

Të shtunën e kaluar gjatë primes së “Big Brother VIP Albania 4”, një ngjarje e paprecedentë ndodhi kur  Jozef Marku e goditi me shuplakë...

Ishte arratisur nga burgu, si iu fsheh policisë në “mes” të Tiranës 2 muaj Daut Laze

Dy muaj pas arratisjes së bujshme nga burgu i Shënkollit, u arrestua mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, në kryeqytet, Daut Laze. 49-vjeçari...

Përfundojnë në pranga dy elektricistë/ Zbardhet arsyeja e rëndë

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën një ditë më parë...

‘Kur është lënë vizita në SHBA’/ Rama ‘sherr’ me komentuesin: Ça halli ke ti!!!

Një ndjekës e ka pyetur kryeministrin Rama se kur do të zhvillojë vizitën në SHBA, ndërsa dikush tjetër më herët e pyeti nëse e...

Lajme të tjera

Web TV