E ekzekutoi dhe e varrosi lakuriq në pyll, arrestohet vrasësi i shqiptarit në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia italiane ka finalizuar ditën e sotme një operacion për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.

Nga ky operacion kanë rënë në pranga pesë persona, ku njeri prej tyre akuzohet edhe për vrasjen e një shqiptari. Është mësuar se vrasja e shqiptarit ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve në trafikun ndërkombëtar të drogës midis provincave Treviso, Venecia, Milano, Como, Leço dhe Reggio Kalabria, por edhe jashtë vendit, në veçanti në Shqipëri, Rumani, Angli dhe Gjermani.

Ky hetim zgjati rreth dy vjet, çoi në sekuestrimin e 350 kilogramëve marihuanë, kokainë dhe substanca doping. Besnik Metaj thuhet se ka qenë një nga anëtarët e organizatës së trafikantëve të drogës dhe dyshohet se u vra për çështje që lidhen me mospagimin e dërgesës së drogës.

Mediat italiane raportojnë që edhe 45-vjeçari, banues në Como besohet se ishte anëtarë i Ndranghetas në Erba.  Ndërsa vrasësi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur e qëlloi shqiptarin me armë në kokë dhe e varrosi atë lakuriq në pyllin e Eupilio.k.t/Fjala.al/

 

Të fundit

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Lajme të tjera

Web TV