E rëndë në Tiranë, vetëvaret 27 vjeçari

Një 27-vjeçar me inicialet K.C është gjetur i vetëvarur, ndërsa bëhet me dije se nga të dhënat e para nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 07:54, në Institut Bujqësor në një objekt në ndërtim, është gjetur i vetëvarur shtetasi K.C., 27 vjeç.

Nga kqryja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./r.g/fjala.al