Fjoralba Ponari ‘shpërthen’ në lot: Agresori mu afrua me thikë, kam kaluar ankthe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Fjoralba Ponari nuk ka mundur të mbajë lotët kur ka rrëfyer historinë e disa viteve më parë kur ka rënë pre e një ngacmimi, i cili fatmirësisht ka përfunduar pa i shkaktuar lëndime.

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel u diskutua mbi fenomene të ndryshme të ngacmimeve, referuar dhe ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë.

Pak ditë më parë ka qenë vetë moderatorja Ponari e cila bëri publik një ngacmim në llogarinë e saj Instagram dhe lidhur me këtë mëngjesin e sotëm ajo ka rrëfyer dhe historinë e dhimbshme të përjetuar nga vetë ajo, duke rrëfyer: “Në të kaluar kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht.

Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike… Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoconja një fantazëm. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”.

Pas këtij episodi ajo tregoi se iu desh të trajtohej me seanca private, dhe duke qenë se prindërit e saj janë mjekë, ata kanë qenë një mbështetje e madhe për të.

s.k

Të fundit

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë...

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

U konfiskua se shkeli lejen e ndërtimit, zhvillues i pallatit ish-Drejtor i Urbanistikës

Një pallat në qytetin bregdetar të Vlorës është konfiskuar dhe tashmë i ka kaluar shtetit. Konfiskimi vjen në vazhdë të aksionit për lirimin e...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Lajme të tjera

Web TV