I shpëtoi dhe atentatit të 3-të, ja kush është Ardian Çapja “I forti i Elbasanit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardian Çapja, personi ndaj të cilit u krye një atentat ditën e sotme, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Çapja u ka shpëtuar dhe më herët atentateve, ndërkohë që ngjarjet lidhen me konflikte të vjetra të fisit.

Ndër vite fisi i Çapjave është akuzuar si i përfshirë në aktivitete kriminale, por edhe kanë qenë pre e tyre. Gjithçka nisi në vitin 2005 kur biznesmeni Sokol Çapja u konfliktua me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor të Elbasanit, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarje Sokol Çapja mbeti i vrarë nga tre persona të maskuar në një lokal pranë “Universitetit të Elbasanit”, dhe për vrasjen e tij u akuzuan nipat e Fadil Memës.

Por jo më shumë se një vit pas ngjarjes, fisi i Çapjave kreu atentat ndaj kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj të 2006.

Ndërkohë një atentat ngrihet nga dy persona të maskuar në afërsi të shtëpisë së oficerit të policisë rrugore, Fadil Mema, i cili mbeti i plagosur me armë në këmbë. Kjo pasi Mema shihej si organizator i vrasjes së vitit 2005 të Sokol Çapjas. Pak kohë pasi u vra kunati i Fadil Memës, ky i fundit u largua nga detyra si oficer dhe nga Shqipëria.

Ndërkohë në gusht të vitit 2012 një nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, Ardian Meta i njohur ndryshe me emrin Gentian Beqiri u eleminua në banesën e tij ndërsa mbahej në arrest shtëpie pasi ishte i paralizuar.

Ndërkohë në mars të vitit 2015,  Fadil Mema qëllohet për vdekje ndërsa po kthehej nga puna në Torino të Italisë, ku punonte si shpërndarës gazetash.

Më pas në vitin 2016 mbetet i vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë personave të plagosur ishte dhe Florenca Çapja. Në qershor të 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muca u arrestuan pasi sulmuan disa efektivë civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre./r.g/fjala.al

Të fundit

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet të rritet, paralajmëron një raport...

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin...

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike shpërtheu në qytetin e Romës,...

Lajme të tjera

Web TV