Ibsen Elezi: Si më largoi Basha nga PD pas fjalimit në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-anëtari i Kryesisë së PD, pas fjalimit që mbajti në Kuvendin e PD në Prill të 2018, u largua nga rradhët e anëtarësisë. Lidhur me këtë çështje ai foli për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në Grupin Mediatik “FJALA”. Elezi u shpreh se mënyra e largimit nga Kryesia nuk i ka shkaktuar asnjë lloj problemi.

-Zoti Basha dje, pothuajse shpalli, jo zyrtarisht, hapjen e fushatës së PD. Ai tha që tashmë kandidatët do zgjidhen një anëtar, një votë. Sipas saj, anëtarësia do bëjë përzgjedhjen e kandidatëve.

-Kjo nëse realizohet është mirë.

-Besoni se do realizohet?

-Pothuajse jam i sigurtë që nuk e bën. Sepse nuk e ka bërë asnjëherë.

-Pse ky lloj skepticizmi? Ngaqë keni ato gjërat tuaja?

-Jo,jo. Unë me zotin Basha personalisht nuk mund të kem asnjë lloj keqkuptimi, në aspektin personal.

-Kur jeni takuar për herë të fundit?

-Në vitin 2015.

-Pse pas Kuvendit nuk u takuat fare?

-Jo, absolutisht. Pas Kuvendit madje, më kanë hequr të drejtën për të qenë anëtar i Kuvendit tjetër pasardhës. Por kjo nuk është korrekte, nuk është serioze sepse unë kam qenë një drejtues dege ndoshta, por kam qenë një drejtues dege me shumë përvojë në proceset zgjedhore. Kjo mënyra e largimit mua nuk më ka shkaktuar asnjë lloj problemi.

-Nga kush u bezdise më shumë pas atij fjalimi në Kuvend? More kërcënime, more shantazhe?

-Jo absolutisht./Fjala.al/k.b

https://youtu.be/ENe2mD0oRU8

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV