‘Kosova e gatshme për bisedime me Serbinë’, Vjosa Osmani: Por jo për të tipit Thaçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se vendi i saj është gjithnjë i gatshëm për dialog me Serbinë, por jo të tipit ‘Thaçi’.

Ajo ka theksuar se dialogu i Presidentit Hashim Thaçi, në vetvete përfshin negociata sekrete me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç që ka rezultuar me hapjen e temave dhe aventurave të rrezikshme, si për Kosovën ashtu edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Osmani tha se Thaçi në vend që të dalë dhe të tentojë të marrë kompetencat e qeverisë, do të duhej të deklarohej njëherë e mirë për një çështje substanciale, nëse garanton se nuk do të vërë në tavolinë asnjë milimetër të territorit të Kosovës.

“Po ashtu të sqarohet se a ka hequr dorë nga ideja e tij dhe e Vuçiçit, ideja e rrezikshme për korrigjim të kufijve sepse herën e fundit që kemi kontrolluar në ueb faqen zyrtare të presidentit akoma gjendet opinioni me emrin dhe mbiemrin e tij që thekson se ‘Presidenti e kryeministrat do të ndryshojnë po korrigjimi i kufijve do të ndodhë’. Po supozoj se meqenëse nuk e kanë zëvendësuar këtë Oped, ai akoma qëndron prapa idesë së ndryshimit të kufijve”,- u shpreh  ajo.

Vjosa Osmani shtoi më tej se ide të tilla për korrigjimin e kufijve jo vetëm e ndajnë Kosovën dhe e gjymtojnë territorin, por në esencë janë në kundërshtim me projektin e popullit për shtet të pavarur dhe sovran dhe për një dialog të tillë Kosova nuk është e gatshme.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”,...

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si...

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe...

Lajme të tjera

Web TV