Ndryshimi i peshës, si t’i luftojmë strijat me trajtim natyral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strijat ose shenjat e shkaktuara në lëkurë nga luhatjet e peshës janë një shqetësim i madh, veçanërisht për femrat.

Shenjat e strijave shpesh ndodhin gjatë shtatëzanisë, ndërsa barku juaj është në rritje, por mund të ndodhin gjithashtu nëse rrisni apo humbni peshë të konsiderueshme.

Sipas ekspertëve të agroweb, rreth 90% e grave në planet janë përballur me strijat. Lëkura e njeriut është elastike, që do të thotë nëse tërhiqet apo shtendoset, arrin të kthehet në gjendjen fillestare.

Në rastin e strijave, lëkura është tepër e shtendosur dhe nuk kthehet dot në gjendjen e mëparshme. Strijat mund të shfaqen në pjesën e barkut, shpinës, parakrahut dhe në ije.

Si t’i luftoni strijat duke përdorur aspirinën

Përdorimi i aspirinës në lëkurë mund të tingëllojë një ide e çuditshme dhe e padëgjuar, megjithatë aspirina është shumë efikase.

Një prej përbërësve më efikasë të aspirinës është kimikisht i ngjashëm me acidin salicilik. Për pasojë, aspirina është e dobishme në pastrimin e qelizave të vdekura, zhdukjen e akneve, përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, heqjen e njollave dhe strijave.

Ju mund të shtypni tri kokrra aspirinë deri sa të bëhen pluhur. Më pas hidhni disa pika ujë dhe përziejini deri sa të formoni një pastë të cilën mund ta vendosni në zonën e strijave dhe ta mbani për 15-20 minuta.

Lëkurën mund ta lyeni me vaj ulliri i cili është i pasur me antioksidantë, ose lëng limoni i cili falë aciditetit ndihmon në rimëkëmbjen e lëkurës.

Këtë trajtim mund ta përsërisni rregullisht që të vëreni përmirësim në paraqitjen e lëkurës. Një kurë tjetër natyrale kundër strijave është e bardha e vezës. Ajo është shumë e pasur me aminoacide dhe proteina.

Ju mund të lyeni lëkurën e prekur nga strijat me të bardhën e vezës dhe ta mbani maskën për disa minuta deri sa të thahet. Gjithmonë pas përdorimeve të maskave të tilla, nuk duhet të harroni ta lyeni lëkurën me vaj ulliri.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u...

Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës. Por, një problem në aeroport mesa...

Interi ka dy emra në mendje në rast se largohet Sommer

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë. Sipas asaj...

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik…

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin korrik Korporata Elektroneregjetike ka blerë...

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet...

Lajme të tjera

Web TV