Tiranë/Operacion me 10 të arrestuar, mes tyre një femër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm në 24 orët e fundit policia ka vënë në pranga 10 shtetas një prej të cilëve më herë ishte i shpallur në kërkim.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u arrestuan shtetasit B. G., 36 vjeç dhe G. D., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në Daias u konstatuan me një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.” – njofton policia.

Konkretisht është bërë arrestimi në flagrancë i shtetases R. Sh., 44 vjeçe, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në dyqanin e shtetases V. M.

Arrestohet në flagrancë, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, i shtetasit Xh. C., 40 vjeç, pasi kishte bërë kallëzim, duke pretenduar se i kishin vjedhur mjetin, por nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë duke sajuar një ngjarje të pavërtetë.

Arrestohet në flagrancë i shtetasit A. M., 32 vjeç, pasi në rrugën “Tom Plezha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-E. Ç., 19 vjeç, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

-G. B., 37 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.17 mg/l;

-E. V., 36 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l;

Lexo edhe :  Çmenden turistët turq në Krujë, tërheqin zvarrë rojen e parkingut

– A. T., 36 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.99 mg/l;

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. T., 48 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Sakaq materialet i kanë kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

 

gj.b/fjala.al

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV