Tokat në bregdetin e jugut/Artan Lame: Sot fillon regjistrimi fillestar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kadastrës, Artan Lame deklaroi për mediat se sot hapet procesi i regjistrimit fillestar i tokave që ndodhen në 8 zona kadastrale në bregdetin e jugut. Lame bëri me dije se do të nisë regjistrimi për zonat: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë.

Sot Kadastra hap zyrtarisht regjistrtimet në 8 zonat bregdetare. Zonat janë: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë.

Fillon procesi i regjistrimit fillesar në zonat e bregdetit, në jug të vendit.  Në këtë proces do të përfitojnë rreth 8 mijë banorë të këtyre zonave.

Lame tha se ky proces ka nisur disa herë, por është braktisur. Ndërsa i premtoi banorëve se shteti këtë herë do ta çojë deri në fund. Ai tha se procesi do të monitorohet nga ekspertët e drejtorisë së Kadastrës në Tiranë.

“Ju premtojmë të gjithë banorëve të këtyre zonave se ky proces do të shkojë deri në fund.  Do të trajtohen 5200 pasuri.

Jemi ndeshur me presione të shumta, jemi ndeshur me zhdukje me fshehje dokumentacioni, por do i japim fund këtij kalavari.

Nga banorët kërkojmë vetëm besim dhe bashkëpunim. Të na dorëzojnë të gjithë dokumentacionin që kanë. Kjo do krijojë mundësinë për investime të ligjshme në Jug të vendit, deri te hotelet e komplekset e mëdha turistike. Do ulë konfliktet për pronën”. tha Lame.

Artan Lame bëri të ditur se procesi do të zgjasë disa muaj, ndërsa do të krijohet edhe mundësia për investime.

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV