U tha se u helmuan nga qumështi, del analiza e vdekjes se binjakëve 5-muajsh në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dalë ekspertiza e binjakëve 5-muajsh që humbën jetë në Berat. Rikujtojmë se vdekja e binjakëve në muajin janar iu ngarkua si përgjegjësi qumështit që ushqeheshin foshnjat.

Kanë mbërritur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat përgjigjet e analizave baktereologjike, fizike e kimike të vdekjes së dy foshnjëve 5-muajshe, ngjarje që ndodhi në Janar të këtij viti.

Sipas këtyre analizave, në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, ndërkohë që edhe qumështi me kuti që përdorej për të ushqyer fëmijët nuk ka pasur në përbërjen e tij elementë toksikë.

Nga përgjigjet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë bëhet me dije që tashmë kanë mbërritur zyrtarisht pranë institucionit të Prokurorisë së Beratit rezultatet se vdekja e dy foshnjëve 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit.

Sipas këtyre analizave shtohet se vdekja e fëmijëve ka ndodhur sepse mbulimi me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve-asfiksimin e foshnjëve dhe vdekjen e tyre.

Rikujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 26 Janarit të këtij viti në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Ndërsa nëna e foshnjëve 5-muajshe Merushe Agalliu, pasi kishte ushqyer fëmijët e saj binjakë me qumësht kutie, i kishte vendosur ata në krevatin e tyre për të fjetur, por siç edhe ka nxjerrë përfundimi i mjekësisë-ligjore, ajo i kishte mbuluar më tepër seç duhet fëmijët dhe kjo ka sjellë asfiksimin e tyre në gjumë dhe më pas vdekjen.

Bebet mbërritën pa jetë në Spitalin Rajonal të Beratit dhe prindërit e tyre, Eduart e Merushe Agalliu kanë pasur asokohe dyshime se vdekja mund të kishte ardhur për shkak të helmimit të qumështit me kuti që përdornin për t’i ushqyer fëmijët që nga dita e tyre e lindjes.

Lexo edhe :  Viti i ri shkollor 2025-2026/ Çfarë duhet të dini?

Binjakët jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit, në lagjen “Uznovë”.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Lajme të tjera

Web TV