Zbardhet drafti i qeverisë për amnisitinë fiskale, si do veprohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur drafti i Qeverisë për amnistinë fiskale e cila do të lejojë deklarimin dhe depozitimin e pasurive ligjërisht në banka, pa detyrime fiskale dhe pa përgjegjësi penale.

Kategoria që përjashtohet nga kjo amnisiti, sipas projektligjit të siguruar nga News24, është ajo e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë që kanë të ardhura nga krimi dhe korrupsioni.

“Individët, personat fizikë dhe personat juridik, subjekte përfitues sipas parashikimeve të këtij ligji me pajisjen me vërtetimin e përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar përjashtohen nga detyrimi i dhënies së informacionit pranë institucioneve përkatëse administrative në lidhje me kohën, mënyrën e krijimit, mbajtjen ose poseidimin e pasurive të deklaruara në përputhje me parashikimet e këtij ligji, përjashtohen nga ndjekja e procedurave hetimore dhe administrative si edhe nga ndekja penale dhe procedimi penal në kuadër të ligjit penal të zbatueshëm në Shqipëri për veprat penale në lidhje me pasuritë e deklaruara sipas kushteve dhe parashikimeve të këtij ligji” thuhet në draft.

Për realizimin e amnistisë fiskale do të ngrihet një strukturë e posaçme pranë tatimeve dhe deklarimi vullnetar mund të bëhet pranë kësaj strukture ose pranë bankave të nivelit të dytë.

Çdo individ do të plotësojë fillimisht një formulari aplikimi në rastin e parave për depozitimin e shumës në një numër llogarie bankare të hapur për këtë qëllim dhe më pas do verifikohen të dhënat. Sipas draftit është propozuar që legalizimi i të ardhurave do të kryhet kundrejt një tatimi që do të paguajnë individët të ndarë në disa kategori.

Aminista do të zgjasë për një periudhë 1 vjeçare. Të gjithë ata që do të deklarojnë brenda 4 muajve të parë pas hyrjes në fuqi të ligji tatimi do të jetë 5% i të ardhurave. Ata të cilët do të deklarojnë në 4 mujorin e dytë, tatimi do të jetë 7% dhe për ata që do ta lënë këtë proces në 4 muajit e fundit të amnistisë atëherë tatimi do të jetë 10%, pra dyfish më i lartë. Ky tatim për deklarimin e pasurive vlen edhe për ato pasuri që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkasin emigrantëve apo individëve që jetojnë në vendin tonë./E.B./Fjala.al

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV