Aksidenti në Korçë/35-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është transportuar me helikopter drejt Tiranës 35-vjeçari i cili mbeti i plagosur në aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec.

Bëhet fjalë për drejtuesin e fugonit të Postës Shqiptare, shtetasin me iniciale K.P. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është marrë vendimi për t’a transferuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Pas aksidentit u desh të sharrohej dera e fugonit tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare për ta nxjerrë 35-vjeçarin jashtë automjetit.

Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/E.B./Fjala.al

Të fundit

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla,...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një...

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi. Më datë 2...

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të reja dhe një Partia Demokratike...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Lajme të tjera

Web TV