Avokatja Enida Bozheku: Kur kërkojnë drejtësi ata që bastarduan sistemin juridik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja e njohur Enida Bozheku ka komentuar nismën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar nga vettingu për të formuar shoqatën “Drejtësi për Drejtësinë”!

Përmes  një postimi në rrjetin social ‘Facebook”, Bozheku deklaron se këta mostra ne 30 vite i rropën, masakruan, vlla-vranë, liruan nga burgu kriminelë gjakftohte që i shkatërruan jetën shqiptarëve.

Avokatja shtron pyetjen se çfarë shoqate mund të ngrëne për të kërkuar drejtësi këta prokurorë e gjyqtarë.

“Në këtë kuptim mund te krijohej shoqata e “Viktimave hakmarrëse ndaj organeve gjykuese, te korruptuar, te paafte dhe te përfshirë ne krim te organizuar “, shkruan ndër të tjera avokatja.

Postimi i plotë i avokates Enida Bozheku

Te shkarkuarit nga vettingu – prokurore e gjyqetare – formojne shoqaten “Drejtesi per Drejtesine”! Po viktimat e tyre, populli qe keta mostra ne 30 vite i rropen, masakruan, vlla-vrane, liruan nga burgu kriminela gjakftohte qe i shkaterruan jeten, cfare shoqate mund te ngrene per te kerkuar Drejtesi?!

Ne kete kuptim mund te krijohej shoqata e “Viktimave hakmarrese ndaj organeve gjykuese, te korruptuar, te paafte dhe te perfshire ne krim te organizuar “.

Ndoshta besimi ne popull, ate qe nderkombetaret e ONM po bejne fort per ta rikthyer eshte hapi nr. 2, pas shkarkimi, ku burgu dhe “sistemi drejtesise” te nis qe nga bankat universitare e deri ne cdo zyre ku duhet diplloma e juristit.

Ndryshe, pertej Avokatise e Pedagogjise, qe sot keta te shkarkuar me turp e neveri ushtrojne, keta Xhelat te se drejtes e drejtesise, do ti shohim deputete dhe serisht ne poste drejtuese.

Sistem drejtesie, keta e lexojne organe gjyqesori, ama pozicione si KQZ, Av. Populli apo deputet, interpretimi aktual i dhene nuk j’a ndalon pjesemarrjen dhe emerimin.

Te huajt, pa ndihmen tone, qytetare, intelektuale (te vertetet), viktimat, nuk mund ta zhbejne shpejt, kalbesiren e 30 viteve bastardim juridik, qe keta far e antivlerave kane mbjelle te ne!

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV