Balotelli-Brescia, lufta vazhdon! Shkon në stërvitje, por nuk e lejojnë të hyjë

"Tani thoni po deshët që nuk dua të stërvitem ..." ishte batuta e SuperMario

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polemikat e vazhdueshme mes drejtuesve të Brescia dhe sulmuesit të kombëtares italiane Mario Balotelli, u pasuruan me një kapitull të ri, sa kontrovers aq edhe komik. Presidenti Cellino e ka cilësuar një bast të humbur e të gabuar, blerjen e futbollistit, por tani as nuk e la të hyjë madje në stërvitje.

Mario Balotelli u shfaq njëzet minuta para orës 9 në mëngjes në qendrën sportive Torbole Casaglia te skuadra e “Dallëndysheve” dhe pas një takimi të shkurtër me një punonjës të kompanisë ai detyrua të kthehej në shtëpi. Brescia  nuk lejon që sulmuesi të rifillojë stërvitjen. Mario, duke e lënë qendrën sportive ndoshta si pa dashur lëshoi dhe një frazë te gazetarët e pranishëm aty: “Tani thoni po deshët që nuk dua të stërvitem …”.

Përplasjet mes SuperMario dhe presidentit dhe Massimo Cellino janë pasuruar me një kapitull të ri. Pas çertifikatës mjekësore të Balotelli për gastroenteritin (që do të skadonte sot), erdhi apeli i klubit për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën dhe tani mohimi i qendrës për stërvitjen e lojtarit.

Ky i fundit nuk ka respektuar oraret dhe ka shkelur rregulloren, por këtë tezë të klubit, futbollisti e mohon.

Të fundit

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë...

75 milionë euro! Talenti i madh i Bundesligës po transferohet në Angli

Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse të anuluara. Klubi bavarez do...

Shqiptarë, bëhuni gati! Po vijnë pushime “të kripura” këtë verë

Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si çdo sektor tjetër i nënshtrohet...

Kanye West befason me postimet e fundit: Zot, më fal për dhimbjen që shkaktova

Një “rrëfim” i papritur publik nga Kanye West përmbys, ose të paktën përpiqet të përmbysë, imazhin që ai ka ndërtuar kohët e fundit . Ye,...

Pse Berisha ka frikë ta pranojë publikisht se deputetët e tij braktisën fushatën?

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për media u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të PD...

Lajme të tjera

Web TV