Juve nuk heq dorë nga Jorginho, ofron Douglas Costa për të bindur Chelsea

Italo-braziliani vlerësohet 50 milionë euro dhe në kohë pandemish si këto që po kalojmë, është një pengesë serioze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventus po provon ende pa nisur merkatoja, të sigurojë një “xhevahir” për mesfushën, e madje për të arritur ku duhet, do të privohet nga jo pak klas, në të njëjtin repart. Trajneri Maurizio Sarri dëshiron një “regjisor” në sezonin e ardhsmë te “Zonja e Vjetër”. Nëse ai është dikush që tashmë e njeh futbollin e tij, aq më mirë. Kjo është arsyeja që Juve ka lëvizur prej javësh në sulmin e koordinuar me agjentin e Jorginho.

Italo-braziliani vlerësohet 50 milionë euro dhe në kohë pandemish si këto që po kalojmë, është një pengesë serioze. Për këtë arsye, “entourage” drejtues i Juventus u përpoq të gjente një kundërpeshë teknike të mirë e të denjë që mund t’i pëlqente Bluve të londrës. Një strategji që çon gjithashtu në sakrificën e mundshme të Douglas Costa, me vlerë midis 40 dhe 45 milionë Euro, vetëm për të arritur tek futbollisti i përfaqësueses italiane.

Për të arritur tek nxënësi i Sarri, një qëllim i vërtetë këtë merkato, pronari i Juventus është i gatshëm të sakrifikojë sulmuesin brazilian. Chelsea, megjithatë, preferon para “cash”  duke marrë parasysh super merkaton e bërë deri më tani, pasi u çlirua nga “prangat’ e transferimeve. Ziyech fillimisht erdhi nga Ajax, pastaj marrëveshja me Werner. Tani bëhet fjalë për shitjen dhe arkëtimin e milionave. Ardhja e Douglas Costa, megjithatë, mund të ishte e dobishme për të mbuluar ato zona të fushës të varfëruara nga largimi, në fund të këtij sezoni, të dy parametrave zero: Pedro dhe Willian.

Të fundit

Renditja e “Forbes”, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes të atletëve më të paguar për të tretin vit radhazi, ndërsa ylli i...

Kandidoi për PS por nuk fitoi, reagon Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, i cili u largua nga Partia e Lirisë dhe iu bashkua PS-së duke kandiduar në zgjedhjet parlmentare të 11 Majit në Qarkun...

Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte...

“Qytetarët i besuan Edit”- Linda Rama: Ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd!

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka komentuar në Forumin Ekonomik fitoren e katërt të të shoqit në krye të qeverisë, duke u...

PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota.

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së...

Lajme të tjera

Web TV