Liverpool në Champions 2005, përmbysja më e bukur në historinë e sportit

Veç Liverpool në Champions, tifozët votuan në podium, edhe përmbysjen e Tyson Fury në boksin në peshat e rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e mrekullueshme e Liverpool në Ligën e Kampionëve në vitin 2005 është votuar si përmbysja më e bukur e një rezultati sportive ndonjëherë. Skuadra angleze që këtë sezon është pranë një finishi historik  për rikthimin e titullit kampion në Angli pas 3 dekadash, vlerësohet nga forumet e tifozëve.

Klubi i Reds ka marrë një stimul të mëtejshëm pasi ndeshja epike në finalen e Champions League në 2005 u votua si “kthimi” më i mirë sportiv ndonjëherë. Reds e gjetën veten në disavantazh të trefishtë në Stamboll, por  golat nga Steven Gerrard, Vladimir Smicer dhe Xabi Alonso dhe një triumf në lotarinë e penalltive, siguruan që trofeu të shkonte drejt Merseyside.

Një sondazh i Coral pyeti tifozët sportivë se cilët janë përmbysjet e tyre të preferuara. Veç Liverpool në Champions, tifozët votuan në podium, edhe përmbysjen e Tyson Fury ndaj Deontay Wilder në boksin në peshat e rënda. Boksieri britanik dhuroi një show të paparë në “Sin City”, qyteti i mëkateve që cilësohet Las Vegas, duke mahnitur MGM Grand Arena.

Mes përmbysjeve epike edhe suksesi i Manchester United në Champions, në 1999. Goditja e minutës së gjashtë të Mario Basler i dha Bayern Munich epërsinë, por Teddy Sheringham dhe Solskjaer siguruan që gjigantët e Old Trafford të fitonin në Champions, e ta bëninë triumfin e 1999 si pjesë të  “tripletës së trofeve.

Të fundit

“Politika e imigracionit”/ Gjermania kufizon bashkimin familjar për refugjatët

Gjermania ka vendosur të kufizojë ribashkimin familjar për refugjatët.  Ligjvënësit ranë dakord të pezullojnë të drejtat e ribashkimit familjar...

Si ndodhi që ‘Trumpistët’ shqiptarë u kthyen kundër vajzës së Trump?

Kreshnik Spahiu Ata që e quajnë “tradhti” investimin amerikan në ishullin e Sazanit, do ta quanin akt patriotik po të ishte Berisha kryeministër. Të jesh kundër...

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas...

Akuzohet për korrupsion, Gjykata në Izrael refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për korrupsion, pasi presidenti amerikan, Donald...

Ambasadorja e Zvicrës nga Pogradeci: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Nga fshati turistik i Linit, ku po zhvillohet një aktivitet në përmbyllje të fazës së parë të gërmimeve në sitin arkeologjik të Buqezës, ambasadorja...

Lajme të tjera

Web TV