Sot Meta e Rama bashkë në një tryezë për integrimin europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit që po mbahet paraditen e sotme në Pallatin e Kongreseve.
Takimin u hap nga Rudina Hajdari, e cila është kryetare e Kombëtar të Integrimit Europian, më pas mbajti një fjalë përshëndetëse, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Për zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian, foli ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ku prezantoi draft planin gjithëpërfshirës të masave të Integrimit Europian.

Po në panelin e parë mbajnë fjalën edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Fjalën përmbyllëse e mbajti Taulant Balla, nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

13:01 PS propozoi 9 Majin datë për zgjedhjet, Meta: Cilësia kryesore, mbetet ende shumë punë

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të mediat, lidhur me propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, për të mbajtur zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 maj.

“Mendoj që mbledhja e sotme e Këshillit të Integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet ti përmbushim.

12:47 “Mu duk sikur më thirrët”/ Rama, batuta me gazetarët pas Këshillit Kombëtar të Integrimit

Menjëherë pasi ka dalë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa batuta me gazetarët.

Rama u tha gazetarëve se nuk ishte kthyer për të dhënë komente, ndërsa kishte shtuar se ashtu ai pohoi se ishte shumë i kënaqur për mbledhjen e Integrimit.

“Nuk u ktheva për koment. Mu duk sikur më thirrët ndaj u ktheva, më ftuat. Jashtëzakonisht i kënaqur për mbledhjen. Gjithçka në rregull”, -u shpreh Edi Rama.

12:20 Ruçi mesazh Metës: Askush s’mund të cenojë Reformën në Drejtësi

“Të krijohet një Këshill Politik për ndryshimet ligjore për Reformën në Drejtësi” ishin propozimet e presidentit Ilir Meta, por që u kundërshtuan nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Kryeparlamentari deklaroi se askush nuk do të cenojë këtë reformë apo të zhbëjë  ato që janë arritur deri tani.

Këto deklarata të Ruçit u bënë në mbledhjen e  Këshillit të integrimit, ku në të njëjtën tavolinë ndodhej dhe presidenti Ilir Meta.

12:04 “Takohemi te Baba Mondi”, Rama-Metës: Marrëveshja e fundit që bëjmë në ambasada

Lexo edhe :  Falja e 100 të dënuarve nga SPAK, Manja llogari para Parlamentit

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot gjatë takimit të zhvilluar për Reformën Zgjedhore se kjo do të jetë marrëveshja e fundit që do të bëhet nëpër ambasada.

Rama tha gjatë fjalës së tij se mund të takohet kudo me presidentin Ilir Meta, por sipas tij kjo do të jetë marrëveshja e fundit që bëhet me ndërhyrjen e ambasadave, ndërsa ka shtuar se në atë këshill duhet të ishte patjetër opozita.

11:34 Meta: Duhet dialog dhe reflektim, Reforma Zgjedhore të miratohet në Kuvend

Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëveshjen për Reformën Zgjedhore duke kërkuar që të finalizohet me miratimin në Kuvend dhe zbatimin e saj që sipas tij është sfida e vërtetë. Kreu i shtetit kërkon që të adresohen edhe kushtet e tjera dhe palët të dialogojnë dhe jo të minojnë procesin.

Në këtë mbledhje të parë që zhvillon Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pas vendimit të Këshillit Europian të 25 marsit, u përcjell vlerësimet maksimale Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE, për përpjekjet e tyre të palodhura në favor të vendimit të shumëpritur politik,të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

11:20 Takim me buzëqeshje në kohë pandemie, Rama dhe Meta bëjnë paqe

Kryeministri  Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta duket se kanë harruar ndasitë politike dhe shfaqen bashkë kur integrimin e Shqipërisë në BE. Aktualisht tek Pallati i Kongreseve po mbahet mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Por, para takimit ajo që tërhoqi vëmendjen e medias janë takimet që këta politikanë bënë me njëri tjetrin.

Në foto shihen Meta dhe Rama që takohen dhe përshëndeten me bërryla me njëri tjetrin duke ruajtur masat e distancimit fizik për shkak të pandemisë së Covid-19.

Çfarë është Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) është krijuar me Ligjin Nr. 15/2015, datë 05/03/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë ne BE” , si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin evropian që ngrihet pranë Kuvendit, me qëllim nxitjen dhe garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit./b.b/fjala.al

Të fundit

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 maj 2024

Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 93.9 lekë. Euro sot...

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme, e dhënë pas leximeve, artit,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV