Marrëveshja për zgjedhoren/Kryemadhi: Nuk është arritur ndonjë gjë e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata politike nuk është ç’tensionuar me marrëveshjen për kodin e ri zgjedhor. Kështu deklaron kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lidhur me marrëveshjen e firmosur pak ditë më parë nga të gjitha palët e Këshillit Politik.

Në një intervistë për “Rea Story”, Kryemadhi tha se e vetmja gjë pozitive që u arrit është se kryeministri Edi Rama doli zbuluar që donte të kapte komisionet zgjedhore si dhe kjo është një dritë jeshile për BE.

“E para nuk është se është arritur ndonjë gjë e madhe, që është bërë zbulimi i shekullit. Çështja e Reformës Zgjedhore është një nga kushtet  e BE për negociatat. Në këto kushte është dhe opozita pjesë e dakordësisë, për miratimin e Reformës me konsensusin e gjithë palëve.

Ne mundohemi të themi është ndonjë gjë, është vetëm një draft i administrimit zgjedhor, që nuk është një arritje e madhe, nuk është arritje për opozitën. Sepse nuk është fitore, duhej bërë me kohë. Identifikimi biometrik pastaj ka të bëjë me shenjat e gishtave, vendosjen e tyre si në pikat kufitare. Pra shmang mbushjen e kutive në komuna që nuk jeton njeri. S’mund të them votën familjare, pasi kur kryefamiljari detyron familjen nuk ke çfarë i bën. Por në Orenj të Librazhdit për shembull ku janë 3500 zgjedhës dhe nuk jeton njeri, madje edhe dhelprat me ujqërit nuk janë. Apo si rasti i Krujës me 600 emigrantë. Pra s’mund të lejosh komisionerët të mbyllin dyert dhe të mbushin kufijtë.

Nuk ç’tensionohet situata me një draft, por me xhepat e shqiptarëve duke u dhënë atë që u takon. Pozitivja është se doli Rama zbuluar me kapjen e komisioneve dhe administratën zgjedhore, dhe më pas u tërhoq duke pranuar komisionet e vjetra, dhe kjo dakordësi u dha dhe nga BE.

Për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme të ardhshme do të jenë këto komisione. Humbja e popullaritetit të Rilindjes është e madhe. Mendoj që do ishte një pozitive, pasi krijon një dritë jeshile për BE që në njëfarë mënyrë kur ka një logjikë dhe ulet bashkëbisedim shumë të fort, shumë me nota të ashpra teknikalitetesh.”– tha Kryemadhi./E.B./Fjala.al

Të fundit

Avioni i parë zbret në pistën e Aeroportit të Vlorës, Balluku: Moment historik!

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), një prej investimeve strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare, u realizua këtë të...

PD feston postimin e gazetarit, Rama vijon talljen: “Mendova se u hoq non grata, por…”

Në një deklaratë zyrtare Partia Demokratike e cilësoi kthim të legalitetit, një të drejtë të rivendosur dhe për këtë ka falënderuar administratën Trump për...

Rama dhe Noizy mbyllin takimin e Vlorës duke kënduar himnin e fushatës

Në fund të takimit përmbyllës elektoral që PS zhvilloi këtë të premte në Qarkun Vlorë, reperi Noizy këndoi “himnin” e fushatës. Gjatë performancës, krahas turmës...

“Voto partitë e reja ose shko në plazh!” Kreshnik Spahiu: Ramës i duhet Berisha

Kreshnik Spahiu Më pyeti një mik, çfarë të bëjmë të dielën? "Ti ke dy zgjidhje", i thashë: "bojkoto zgjedhjet dhe shko në plazh ose qëndro...

Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake

Tymi i bardhë është ngritur mbi Kapelën Sistine, sinjali se kardinalët kanë zgjedhur një papë të ri në ditën e dytë të konklavës . Identiteti...

Lajme të tjera

Web TV