Rikthimi i Premier League, MI5 zbulon kërcënimet nga terroristët

Të rikthyerit nga lufta në Siri që mbajnë kontakte ende me ISIS, janë nën vëzhgim dhe prej tyre është perceptuar, një lëvizje potenciale.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët e futbollit në të gjithë globin janë gëzuar për rikthimin e Premier League, kampionatit më ekzaltues të futbollit të planifikuar të fillojë më 17 qershor. Sidoqoftë, ekziston frika se kthimi i Premier League në fushë dhe implementimi i  Projektit Restart në mesin e masave për pandeminë e ka lënë vendin në një siguri të dobët dhe të cënueshme.

Agjencitë e Zbulimit në Britaninë e Madhe zbuluan kërcënime reale. Klubet janë informuar mbi mundësinë e një sulmi terrorist të Premier League, në nivelin e kërcënimit eminent në Mbretërinë e Bashkuar. Federata gjithashtu ka kontaktuar klubet për t’i kujtuar ata rrezikun e një sulmi terrorist gjatë kthimit në fushë. Masat e aplikuara shtesë për shëndetësinë mund të lënë sigurinë të dobësuar në stadiumet që presin ndeshjet e Premier League.

FA ka ndërmarrë hapa shtesë u kërkuar skuadrave të tyre të sigurohen që ata kanë rishikuar procedurat e sigurisë përpara ndeshjeve të tyre në Premier League. Përpara kthimit të Premier League në 17 qershor, EFL, në dokumentin “Operacional” informoi klubet për një sulm të mundshëm terrorist. Të rikthyerit nga lufta në Siri që mbajnë kontakte ende me ISIS, janë nën vëzhgim dhe prej tyre është perceptuar, një lëvizje potenciale.

Gjithashtu në protokollet e rikthimit në Premier League, klubet janë këshilluar që ata duhet të kenë një plan përgjigjeje ndaj kërcënimeve.

Liverpool është në krye të renditjes në Premier League që përpara pushimit të detyruar dhe ka më shumë shanse se kushdo, të fitojë titullin e parë në Premier League, pas plot 3 dekadash, kjo për shkak të epërsisë së Reds me 25 pikëve ndaj Manchester City.

Të fundit

Deklarimi i pasurisë nga politikanët/ Kush u pasurua e kush jo?

Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë....

‘Nga i gjeti PD kaq para…?/ Evi Kokalari zbardh faturat mujore të kontratës së lobimit

Aktivistja shqiptare që jeton në SHBA, Evi Kokalari, ka zbardhur faturën dhe kalendarin e pagesave mujore të kontratës së firmosur të lobimit marramendës mes Partisë...

Të lumtur që po gjejnë avokatë për humbjen

Mero Baze Elmar Brok, një pensionist evropian që merr honorare nga bizneset afër Berishës në Hamburg për të ardhur në Shqipëri, u vu në pozitë...

Liverpool përgatitet për festën e titullit, çmime stratosferike për ndeshjen me Tottenham

Liverpool do të përballet me Tottenham të dielën në “Anfield”, në ndeshjen e kampionatit. Për The Reds do të mjaftojë një pikë, për të...

Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, ja arsyeja (Emri)

Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Policisë vendore në atë qytet. Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë...

Lajme të tjera

Web TV