FOTO/ Roberta e ‘Rebelde’ do bëhet nënë për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja meksikane shumë e dashur për të rinjtë shqiptar, Dulce Maria, që u bë e famshme me serialin të ndjekur në atë kohë nga adoleshentët “Rebelde” është shtatzënë për herë të parë.

Dulce Maria publikoi në ‘Instagram’ një foto me bashkëshortin e saj, producentin Paco Alvarez dhe u shpreh e lumtur që ata do të bëhen prindër.

“Dhe ja ku jemi! Në mes të kaosit dhe pasigurisë në botë duam të ndajmë një lajm që na mbush me dashuri, lumturi dhe mirënjohje. Mrekullia e jetës gjen gjithmonë një mënyrë për t’u shfaqur. Po! Tani jam shtatzënë! Do të bëhemi prindër! Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur, duke filluar një fazë të re dhe duke pritur me gjithë dashuri fëmijën tonë! Përkundër faktit se rrethanat janë të ndërlikuara për të gjithë nga kjo pandemi, ne besojmë se Zoti zgjedh kohën perfekte”, shprehet aktorja 34-vjeçare.

Çifti Dulce Maria dhe Paco Alvarez u martuan vitin e kaluar me një dasmë elegante mes familjarëve e miqve të ngushtë.k.t/Fjala.al/

Të fundit

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Brataj: Gripi po vjen, kini kujdes!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër...

Lajme të tjera

Web TV