“Të krijohet një Këshill Politik për ndryshimet ligjore për Reformën në Drejtësi” ishin propozimet e presidentit Ilir Meta, por që u kundërshtuan nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Kryeparlamentari deklaroi se askush nuk do të cenojë këtë reformë apo të zhbëjë ato që janë arritur deri tani.
Këto deklarata të Ruçit u bënë në mbledhjen e Këshillit të integrimit, ku në të njëjtën tavolinë ndodhej dhe presidenti Ilir Meta.
“Hapja e negociatave është një fitore kombëtare. Këshilli Politik është dakordësuar për reformën zgjedhoren dhe kjo do të kontribuojë në realizimin e zgjedhjeve me standardeve ligjore. Nuk do të lejojmë që të zhbëhet apo cenohet, apo ngadalësohet reforma në drejtësi”, tha Ruçi.
Kujtojmë se në draftin me 14 pika që Presidenti i paraqiti opozitës jashtëparlamentare dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, Meta kërkon ngritjen e një Këshilli Politik, që do të vendos për ndryshimet ligjore e Kushtetuese në Reformën në Drejtësi.
Me Këshillin Politik njësoj si ai i ngritur për reformën zgjedhore, Presidenti Meta kërkon të njëjtën gjë edhe për Drejtësinë duke i hequr të drejtat për të vendosur parlamenti dhe gjithçka të vendoset në një tryezë politike mes partive.
l.m/Fjala.al