Shkarkonte ujërat industriale në lumin Fan, gjobitet rëndë fabrika e pasurimit të bakrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fabrikë e pasurimit të bakrit është gjobitur me 2 milionë lekë për shkak se ka kryer krime mjedisore

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka bërë kontrolle në “Fabrikën e Bakrit” Fushë Arrëz, sipas planit të masave të hartuara enkas për vijat ujore në vend.

Nga ky kontroll u konstatua se kjo fabrikë shkarkonte ujërat e ndotura industriale në lumin Fan, duke sjellë si pasojë ndotjen e lumit.

IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer ndaj këtij subjekti.

“IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital”, deklaron Policia e Shtetit.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Rutte: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në Sarajevë se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e...

Gati 300 zjarre brenda tre ditëve në Kosovë,dyshohet se shumica janë shkaktuar nga njeriu

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Genc Metaj, ka deklaruar se situata e zjarreve në Kosovë...

Inflacioni fiksohet në 1.9%/ Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen

Inflacioni në muajin shkurt mbeti i pandryshuar, duke bërë që çmimet të rriteshin me të njëjtën përqindje si në janar. Treguesi i ndryshimit të çmimeve...

Sherr me grushte e shqelma para gjimnazit “Sami Frashëri”, nxënësit dhunojnë adoleshentin

Një konflikt mes disa gjimnazistëve të 'Sami Frashërit' në kryeqytet ka ndodhur pasi kanë mbaruar mësimin në drekë. Tiranë-Një konflikt mes disa gjimnazistëve të 'Sami Frashërit'...

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin?/ Ja kura dhe receta ideale

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV